Shqipëria katër herë më pak kredi se rajoni

30/04/2005 Rreth 16 banka të nivelit të dytë japin kredi sa 7 për qind e GDP-së, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon
Të gjitha bankat në Shqipëri aplikojnë sistemin e kreditit, duke filluar nga mikrokreditë e vogla e deri te kreditë me peshë. “Pro Credit“ i jep mundësinë kreditorëve të saj të marrin kredi nga 50 euro deri në 1.2 milionë euro. “Raiffeisen Bank“ ka filluar të kreditojë bizneset e fuqishme, Banka Kombëtare Tregtare ka hapur dyert për të gjithë ata që duan kredi për shtëpi. Bankat japin kredi çdo ditë. Tregu bankar në 2004-ën rezulton tërësisht i privatizuar, por sërish Shqipëria ka nivelin më të ulët të kreditimit në Evropë. Mbledhja e funidt e Këshillit të Mbikëqyrjes konstatoi se bankat nuk kishin “reflektuar“ aspak politikën monetare të BSH-së dhe duket se ulja e normës bazë të interesit i ka ndihmuar vetëm të ulin interesat e depozitave. Interesat, relativisht të larta të kredive për biznesin dhe ato konsumatore, bëjnë që gjithkush të jetë i rezervuar për të kërkuar një kredi, dhe kjo ndikon negativisht në normën e ulët të kredidhënies. Pa marrë mundimin të krahasohet me vendet e zhvilluara perëndimore, Shqipëria ndihet keq dhe mes “kolegëve” të Lindjes. Kështu të dhënat statistikore llogarisin se, edhe në 2004-ën, megjithë rritjen e vëllimit të kredisë, Shqipëria mbetet në nivelet e 7 përqindëshit në raport me PBB, në një kohë kur fqinjët e fillojnë llogaritjen nga 30 përqindëshi.
“Duhet thënë se sistemi bankar në Shqipëri karakterizohet nga një nivel relativisht i ulët kredidhënie, në lidhje me PBB-në, rreth 7 për qind, kur në vendet e tjera të tranzicionit këtë raport e kanë në 30–40 për qind”, ka bërë të njohur në një nga referimet e tij, Erjon Luçi, specialist pranë Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë që vendet në zhvillim kanë një lëvizje të monedhës, që u lejon një kreditim në masën 100 për 100. Shqipëria shënon një normë të ulët, që e dallon nga të gjitha vendet e tjera.
“Në vendet e zhvilluara është mbi 100 për qind”, ka bërë të njohur Luçi, specialist në Bankën e Shqipërisë. Sipas informacioneve, nga ’97–’04 përqindja e ndikimit të kreditimit në Prodhimin e Brendshëm Bruto ka shënuar një rritje prej 3 për qind. Kështu në ’98-ën, paraja që jepej në formë krediti nga bankat zinte vetëm 4 për qind, duke përbërë gati një shifër qesharake. Zhvillimet e fundit kanë mundur ta çojnë atë deri në 7 për qind, por duke e lënë gjithsesi vendin tonë në vendin me nivelin më të ulët të kredidhënies në Evropë. Rreth 16 banka në një treg të vogël bankar, me 3 milionë banorë dhe 50 mijë subjekte të deklaruara, përbëjnë kriteret për një konkurrencë të fortë, ku mbijetesa është e vështirë. Ndërkaq, duke i bërë një analizë sistemit bankar në vend, gjatë viteve të fundit, BSH-ja ka arritur në përfundimin se të gjitha bankat që operojnë në vend kanë të lartë riskun bankar dhe ky është dhe një nga shkaqet që kanë kufi krediti të limitizuar.
7 për qind norma e kreditimit në vend
30 për qind norma e kreditimit në rajon
Biznesi dhe bankat nuk merren vesh për kreditë
Bankat dhe biznesi vazhdojnë të mos “merren vesh“ për kreditë dhe duke bërë me faj njëri-tjetrin për situatën. Edhe pse në nivelin e përgjithshëm të kreditimit duket se 50 për qind e kapitaleve të bankave janë vetëm për biznesin, ky i fundit është i pakënaqur. Kreu i Bankës së Shqipërisë sapo u ul në karrigen e Guvernatorit, kërkoi të gjente emëruesin e përbashkët mes bankave dhe biznesit, duke kërkuar që të dy palët të bënin më mirë detyrat e tyre. “Orientimi i drejtë për vendimmarrjen e duhur, për një institucion siç është Banka e Shqipërisë, kërkon një informacion të gjithanshëm, ndërmjet të tjerash edhe mbi ecurinë e prodhimit, gjendjen e punësimit, pritshmëritë dhe ndjesitë që biznesi ka për të ardhmen, e për një sërë treguesish të tjerë që lidhen me aktivitetin ekonomik në rang vendi“, ka deklaruar Fullani në një takim me biznesin. Ndërkohë duket se tema e kreditimit të biznesit ka patur një opinion të kundërt nga ana e biznesit, të cilët vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë së tyre, se bankat janë shumë burokratike dhe qarkullimi i parave cash janë që bizneset të mos i drejtohen bankave për kërkesat e tyre. “Besoj se nuk përbën sekret për asnjërin nga ne fakti që, ky informacion është i rrallë, duke bërë që shumë herë vendimmarrja jonë të jetë jo aq efektive sa duhet dhe jo në përputhje me mundësitë e Bankës së Shqipërisë“, është shprehur Fullani. Ndërsa në takimin e fundit me biznesin, Fullani është justifikuar për nivelin e lartë të ekonomisë informale, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mbikëqyrjes ka deklaruar i kënaqur se ka realizuar objektivin e tij. “Paraja jashtë bankës është në nivelin më të ulët historik dhe konkretisht në masën 25.2 për qind“, ka bërë të njohur para dy ditësh Banka e Shqipërisë. Kështu duket se BSH-ja po mban fjalën e vet, bankat e nivelit të dytë po fillojnë të “liberalizojnë“ format e kreditimit dhe i mbetet vetëm biznesit të jetë më i hapur me bilancet dhe llogaritë e veta.
Bankat që japin kredi
Raiffeisen Bank
Pro Credit Bank
Banka Tregtare e Greqisë
Banka Kombëtare Tregtare
Alfa Credit Bank
Banka Amerikane e Shqipërisë
Banka Italo–Shqiptare
Banka e Kursimeve
Tirana Bank
Credins
Banka Popullore
Përqindja e kredisë në GDP
Maqedonia 38 për qind
Bullgaria 32 për qind
Kroacia 40 për qind
Sllovenia 55 për qind
Hungaria 48 për qind
Shqipëria 7 për qind