Muzeu Arkeologjik hap pavionin e mesjetës

30/04/2005 Sende dorëshkrime e fotografi të rralla
DURRËS - Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit do të hapet pavioni i Mesjetës. Përgjegjësi i Departamentit të Arkeologjisë, Afrim Hoti, tha se, që pas përurimit të Muzeut në vitin 2002, është punuar për të hapur pavionin e Mesjetës.
Ekspozita do të ngrihet në katin e dytë të Muzeut dhe në të do të pasqyrohen arritjet më të fundit të studimeve arkeologjike e historike.
Muzeu Arkeologjik me punimet e ekspozuara pasqyron trashëgiminë e qytetit të Durrësit nga epoka prehistorike deri në periudhën postbizantine, kurse me hapjen e pavionit të Mesjetës do të dalë në dritë epoka historike e qytetit të Durrësit nga vitet 280 pas Krishtit deri në shekullin 18, duke i dhënë një pamje të gjerë të kulturës bizantino-arbërore.
Prof.Afrim Hoti është shprehur se për hapjen e ekspozitës, e cila pritet të ngjallë shumë interesim në qarqet intelektuale vendase dhe të huaja, puna ka nisur shumë kohë më parë, në kuadër të fazës së dytë për t’i dhënë Durrësit ngjyrat e plota e të vërteta të qytetërimit të lashtë mesdhetarë që ka lulëzuar në metropolin e arkeologjisë shqiptare.
Ekspozita do të ketë disa pavione dhe në të do të publikohen objekte arkeologjike, tablo dhe dokumente, një pjesë e të cilave për herë të parë dhe të një rëndësie shumë të madhe. Eksponentet do të shoqërohen me foto e riprodhime të gjinive të ndryshme të artit dhe kjo do të krijojnë një tablo të plotë për periudhën e Mesjetës. Një vend kryesorë do të zënë pasqyrimi i monumenteve kryesore të qytetit antoko-mesjetarë, ndërsa në një kënd më vete do të vendosen materiale me përmbajtje religjioze.
Ekspozita, e cila është faza e dytë e projetit dhe vjen pas sistemimit në Muzeun arkeologjik të 2000 objekteve nga periudha e qytetërimit heleno-romak, ka qëllim më vete edhe nxjerrjen në pah të lidhjeve tregtare të qytetit të Durrësit me vendet e rajonit të Adriatikut dhe Jonit.
Prof.Hoti ka thënë se në ekspozitë do të vendosen mallrat që importoheshin në atë kohë dhe që dëshmonin për trafikun detar, por edhe atë tokësor në antikitetin e vonë. Për të konkretizuar këtë periudhë, mësohet se do të ekspozohen mallra dhe amorfe të shekullit IV-VI të importuara në rrugë detare. Krahas kësaj tabloje, pavioni i Mesjetës do të ketë edhe materiale nga zhvillimet e mesjetës së hershme me koleksione shumë të pasura.
Nga deklarimet e prof.Afrim Hoti mësohet se materialet janë përzgjedhur sipas një metodike të kualifikuar, duke vendosur në këndin e ekspozitës materiale prej ene, objekte argjendarie dhe prodhime prej metali të formave më të spikatura. Sipas projektit që ka marrë formë të plotë pas një pune sistematike, në këtë pavion do të sistemohen varëse, ruaza, vathë, vegla pune si dhe materiale të tjera, që i përkasin periudhës në fjalë.
Pavioni për mesjetën e mesme do të jetë një tjetër faqe brenda saj me objekte arkeologjike të gjetura si stoli dhe materiale origjinale që i përkasin viteve 1081-1501. Ideatorët e projektimit të pavionit të Mesjetës i kanë kushtuar vëmendje edhe publikimit të fotove dhe shkrimeve të figuara me ndikim të veçantë në jetën historike të Durrësit të asaj periudhe, ndërsa një faqe më vete do t’i kushtohet ekspozimit të objekteve arkeologjike të periudhës osmane me prodhime të qeramikës artistike, monedhave, stela varresh etj. Shumë nga fotot dhe riprodhimet do të publikohen për herë të parë, ndërsa pavioni do të zërë 600 m2. Sipas Hotit, në të do të vendosen 15 vitrina, 3 makete, 5 harta, duke ruajtur veçimin e periudhave.