Dyfishohen biletat e furgonëve
KORÇE - Drejtuesit e furgonëve, të cilët transportojnë çdo ditë udhëtarë në linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas po abuzojnë hapur me çmimin e biletës. Pasagjerët janë detyruar të paguajnë sa dyfishi i tarifës së mëparshme, ndonëse çmimi i karburanteve ka ardhur në zbritje. Drejtuesit e furgonëve e justifikojnë këtë fakt me kushtet e vështira të udhëtimit nga moti dhe terreni i vështirë në segmentin Korçë-Qafë Plloçë. Kështu, nga 800 lek që ishte bileta Korçë-Tiranë, gjatë dhjetë ditëve të fundit kjo tarifë ka arritur në 1000-1500 lekë. Pasagjerët ankohen se kjo ngritje e çmimit nuk iu bëhet e ditur atyre që në fillim të udhëtimit, por gjatë ose në fund të tij. "Atë ditë që kishte rënë dëborë ne udhëtuam deri në Elbasan me zinxhirë dhe për shkak të mosshkeljes së dëborës e patëm të vështirë. Ishin vetë pasagjerët që ranë dakord ta paguanin rrugën 1200 lekë u shpreh Asllan Beqiri, drejtues i njërit prej furgonëve linjës. j.gj