Festivalet si biznes, joshen nga këngëtaret femra
Autori i Lajmit: red.
Ernis Çili, këngëtari i njohur i muzikës rock na tregon mbi veprimtarinë e grupit të krijuar prej tij “The Chill”. Këngë të reja, videoklipe, por edhe aktivë në jetën e natës. Këtë premtojnë anëtarët e grupit “The Chill”. Ndërsa Ernisi, na tregon eksperiencat me festivalet, dhe dashurinë e tij, tashmë të famshme Mishel. Emri i vajzës së tij të vogël këndohet gjithandej, jo vetëm nga babai i Mishelës, Ernisi por edhe nga fansat e tij dhe adhuruesit e kësaj kënge. Grupi “CHILL” është një grup i ri Rock-u i cili është krijuar nga mesi i vitit 2008 dhe ka një repertor të pasur me këngë shqiptare dhe të huaja, ka qenë pjesmarrës në evente të ndryshme dhe vazhdon të frekuentojë club-e të ndryshme si brenda dhe jasht Tiranës.
Jeni një nga pjesëmarrësit e Top-Festit. Keni marrë pjesë së bashku me grupin?
Në këtë edicion të Top-Festit jemi pjesëmarrës si grup me këngën me titull “Dua të marr frymë”. Shpresojmë që me këtë këngë të marrim çmim. Jemi pesë pjesëtar të grupit “Chill” dhe prezantimi ka qenë dinjitoz.
Kënga është krejtësisht një krijim juaji apo keni patur bashkëpunëtor?
Jo. Në këtë këngë nuk ka bashkëpunëtor, gjithçka e kam punuar vetë, teksti, muzika dhe orkestrimi janë krijime të miat.
Ernis, meqënëse jemi tek tekstet, veç këngës “Mishel” që është e deklaruar tashmë keni ndonjë tjetër tekst që ka të bërë drejtëpërdrejt me ngjarje që ju kanë ndodhur?
Të gjitha këngët kanë histori, të cilat i kam jetuar vetë dhe i kam shkruar vetë. Në tekste janë momente që i kam përjetuar dhe jetuar. Këto tekste janë origjinalë dhe çdokush e gjen veten tek muzika, teksti, mënyra e të shprehurit të fjalëve dhe të gjërave.
Kënga “Mishel”, këtë këngë ia keni dedikuar vajzës suaj. Është kënga e parë që bëni për të?
Faktikisht kjo është kënga e dytë që i kam bërë vajzës, sepse kënga e parë për të e kam paraqitur në Top-Fest 5. Është kënga me titull “Do jemi gjithmonë bashkë”. Këto këngë janë më tepër si dhuratë për vajzën time, ku teksti ka brenda këshilla dhe disa mënyra për të jetuar jetën. Në tekstin e këngës i kam thënë “në rrugën e jetës tënde merre Mishel, ti ëndrën ,qiellin, zemrën time mishel, në duar fjalën të dua
merre Mishel dhuroja rrugës së jetës tënde Mishel”. Moto që i kam pasur dhe që kam dëshirë që ajo t ia dhurojë jetës së saj.
Kjo këngë ka një videoklip të veçantë. Një videoklip në taracë nuk ishte realizuar ndonjëherë më parë dhe pas tij të tjerë artistë kanë zgjedhur të bëjnë videoklipe në taraca. Pse keni dashur të shfaqni lartësitë në këtë këngë?
Lartësia nuk ka shumë lidhje me fabulën e kësaj kënge, por ne menduam se ishte vendi i përshtatshëm për të parë Durrësin. Aty ishte një panoramë e këndshme dhe për këtë motiv zgjodhëm edhe të xhirojmë mbi një taracë.
Po pse pikërisht në Durrës janë bërë xhirimet. Ka ndonjë motiv që zgjodhët këtë qytet?
Në Durrës ishin mundësitë që të xhironim, pasi videoklipi është bërë nga studio “HD Production” dhe djemtë e kësaj studioje ishin nga Durrësi.
Ernis vini nga një familje artistësh, kushëriri juaj Saimir Çili dhe bashkëshortja e tij Suela Kalaja janë këngëtarë. Ndërkohë që nuk ju kemi parë të bashkëpunoni ndonjëherë. Pse?
Nuk kemi bashkëpunuar ndonjëherë me Saimirin, pasi jemi shumë ndryshe në muzikën që bëjmë. Madje kohët e fundit i kam propozuar një bashkëpunim dhe jam në pritje të përgjigjes së tij. Faktikisht mbase muzika që ne bëjmë është e largët midis nesh, nuk përshtatemi në shije muzikore, jo në këngët që dëgjojmë por në ato që krijojmë.
Nuk ke bashkëpunuar as në krijimtari ndonjëherë me Saimirin?
Po. Kam bashkëpunuar. Më ka ndihmuar në një nga këngët e mia të para. Ka qenë kënga me të cilën kam marrë pjesë në Festivalin e Pranverës të titulluar “Sa larg”. Këtë këngë e kam kënduar së bashku me një vajzë që quhej Sabina. Saimiri ka ndihmuar në orkestrimin e kësaj kënge.
Çfarë pret nga festivalet Ernis, keni marrë shpesh pjesë në evenimente të tilla, por realisht çfarë prisni?
Nuk pres asgjë nga festivalet dhe madje nuk do të marr më pjesë. Tashmë angazhimet e mia do të jenë në videoklipe, jo më në festivale. Kjo jo sepse mendoj se festivalet nuk janë dinjitozë, por sepse mendoj se nga organizatorët dhe biznesi kanë më shumë përparësi femrat këngëtare se sa meshkujt.
Me pak fjalë, ju ndiheni i “diskriminuar” në këto evenimente vetëm sepse jeni mashkull?
Po si ka mundësi atëherë që publiku na vlerëson dhe dhe juria me 3 apo 4 persona, ndoshta edhe me dy nuk na vlerëson? Ne duam që publiku të na vlerësojë, të na vlerësojë vërtetë dhe jo të na gënjejë.
Ernis, tashmë keni një bandë tuajën dhe sot është dita e parë që do të këndoni “live” në një klub. Pse vendosët kaq vonë të këndonit “live”?
Ne, si grup kemi tetë muaj që jemi formuar. Gjatë kësaj kohe jemi marrë me repertorin dhe përzgjedhjen e këngëve që duam të këndojmë “live”. Tashmë jemi gati të marrim një përgjegjësi të tillë, sepse të këndosh “live” do një përgjegjësi më vete. Kur këndon “live” vlerësimin e merr drejtëpërdrejtë dhe emocionin e merr më të gjallë e më real se sa kur këndon me disk.
Çdo këngëtar përballet me incidente kur këndon “live”, ne gafa që në ambiente si klubet e natës bëhen argëtues....
Muzika “live” ka gjithmonë firo, ka kursim në muzikë, por përpjekjet janë të mëdha dhe këngëtarët përpiqen të japin më të mirën. Muzika “live” ka emocionin e fortë për ta përcjellë tek publiku dhe është mbresëlënëse.
Së bashku me djemtë e grupit keni qenë miq më parë apo jeni lidhur për grupin?
Kemi qenë miq më parë, jemi në një lagje gjithashtu.
Cili është projekti juaj më i afërt?
Kemi dëshirë që për këngën e fundit të realizojmë një videoklip, që vërtetë do të ketë një fabul. Unë mendoj se një videoklip që nuk ka një histori që të tregojë, që nuk ka një ngjarje nuk është videoklip.
Pse zgjidhni pikërisht videoklipet apo si një mënyrë m komerciale apo më të efektshme?
Nëpërmjet videoklipeve lançimi bëhet më mirë dhe njihesh më tepër me një videoklip se sa me një festival.
Keni menduar të nxirrni një album së shpejti?
Jo. Album nuk mund të nxjerrim akoma. Jo për momentin.
Vera është periudha kur artistët janë shumë aktiv. Ju jeni duke punuar ndoshta për ndonjë hit veror?
Kemi dëshirë që të bëjmë një këngë të mirë, shumë të mirë. Akoma nuk e kemi një ide të qartë, por këtë muaj do ta prezantojmë këngën e re.
Po për videoklipin e këngës së re keni ide të qartë se si do të organizohet?
Kemi shumë ide, por mendojmë se më mirë do të jetë nëse e lëmë surprizë.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009