E Diel, 1 Nëntor 2026

Dylgjeri: Meta zhveshi politikisht Ramën

• Zëdhënësi pranë zyrës së ish-kryetarit socialist, Fatos Nano, Ylli Dylgjeri, tha dje në një prononcim për mediat se, deklaratat e Ilir Metës vërtetuan ato që Nano i kishte shprehur në takimet e tij me socialistët nëpër qytete të vendit."Edi Rama u zhvesh fizikisht, ndërsa Ilir Meta e zhveshi atë politikisht", u shpreh Dylgjeri. Duke vlerësuar konstatimet e bëra nga kreu socialist për mënyrën e trajtimit të koalicionit opozitar, Dylgjeri shtoi se, "në të njëjtën mënyrë Rama ka trajtuar dhe trajton të gjithë socialistët e vërtetë në PS". "Defektet e Edi Ramës në drejtimin e PS-së dhe aleancat e fshehta të tij me Sali Berishën për interesa të ngushta personale janë denoncuar nga Fatos Nano në çdo qytet të vendit gjatë turit të tij", tha Dylgjeri. Sipas tij, "qëndrimi i mbështetësve të Nanos, në drejtim të koalicionit të ri të anuncuar nga Ilir Meta do të merret në ditët në vazhdim pas konsultave me të gjithë anëtarët dhe simpatizantët socialistë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›