Suspendohet Ronaldinho (video)

Sulmuesi i Atletico Mineiros, Ronaldinho është suspenduar për një ndeshje nga komisioni disiplinor i Kampionatit brazilian në futboll pas goditjes së rrezikshme ndaj një kundërshtari.
Incidenti ndodhi në barazimin pa gola mes Atleticos me Gremion më 23 shtator ku Ronaldinho, 32 vjeç, e ngriti këmbën e tij të djathtë dhe ishte afër të godet në fytyrë futbollistin kundërshtar Kleber.
Ronaldinho nuk u ndëshkua nga gjyqtari për veprimin e tij por është suspenduar për një takim në bazë të provave televizive dhe nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për ndeshjen e ardhshme kundër Internacionalit.