E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokrri debaton me Blatterin

Me ftesë të Klubit Diplomatik të Gjenevës, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri do të merr pjesë në debatin me temën: ‘Futbolli është më shumë se lojë’.

Në këtë debat është ftuar edhe presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i cili njëkohësisht do t’u përgjigjet pyetjeve të të ftuarve të shumtë në këtë debat.

Kjo ngjarje do të mbahet të hënën e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës, ku Vokrrin do ta pret Tahir Shabani, këshilltarë për politikë të jashtme në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës, i cili edhe e ka mundësuar pjesëmarrjen e Vokrrit në këtë debat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›