E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumentet e Kulturës së shpejti në faqe online

>Me mbështetjen e Bashkim Evropian krijohet database i monumenteve të kulturës, një nga arritjet më të fundit të institucionit qendror të kulturës në vend, Ministrisë së Kulturës. Shumë shpejt database do të jetë online edhe në faqen zyrtare të mtkrs.gov.al. Krijimi i këtij sistemi të dhënash do të mundësojë reduktimin e kohës për të gjithë të interesuarit për monumentet e kulturës, monumente të të gjitha kategorive, informacione të detajuara për to si dhe vendndodhjen e tyre. Ky database do të përfshijë monumentet e kulturës të ndara sipas rretheve; në të do të përfshihen të gjitha detajet dhe specifikat e tyre; parqet arkeologjike dhe zonat arkeologjike dhe Qendrat Historike. Janë me mijëra monumentet e kulturës që do bëhen pjesë e këtij sistemi të dhënash, me një shtrirje gjeografike nga veriu në jug,  duke përfshirë Butrintin,  Gjirokastrën,  Durrësin,  Beratin,  Shkodrën,  Korçën,  Fierin,  Tiranën etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›