Dyshime për një telefonatë rrëmbyesish
Burime të mirinformuara thonë se një nga pistat është edhe ajo e rrëmbimit. Babai i vajzës së humbur ka pranuar në polici se ka pasur një telefonatë anonime, por ka pasur frikë të bashkëpunojë në këtë drejtim. Drejtues të lartë të Policisë së Qarkut të Kukësit thonë se për njëfarë kohe, prindit të vajzës së humbur i është marrë aparati i telefonit celular nga ku janë nxjerrë të dhënat e duhura dhe i është dhënë përsëri, duke e siguruar që nuk duhet të ketë frikë të bashkëpunojë me policinë. Zëra të ndryshëm, jozyrtarisht, thonë se prindi mund të jetë kërcënuar për të mos bashkëpunuar me policinë. Nuk mungojnë hamendjet që telefonatën hipotetike ta lidhin edhe me ndonjë provokim apo diçka të ngjashme që nuk lidhet me ngjarjen. Sidoqoftë, sa më shumë kalon koha dhe nuk gjenden gjurmë të vajzës së humbur, gjithçka komplikohet në kërkim.
#