E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shpërndarësi me tri qese drogë

Tiranë

Një tjetër shpërndarës i lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e kryeqytetit, të cilit i janë sekuestruar disa gramë drogë. Kapja e tij është bërë në momentin që ai po transportonte lëndën narkotike për ta shitur, ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se gjatë orëve të vona të së hënës, specialistët e seksionit të luftës kundër drogës realizuan kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Donald Luan Merolli, 19 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur në flagrancë me tri qese farmacie të mbushura me 11 gramë bimë me ngjyrë jeshile, me karakteristika si ajo e bimës narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një celular, me të cilin merrte porositë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›