E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në liqen adoleshenti

Shijak

Një 17-vjeçar është mbytur ndërsa lahej në liqen me shokët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në vendin e njohur me emrin “Liqeni i Keçëve”. Rikardo Berhami ka qenë duke u larë me disa shokë, kur në rrethana ende të paqarta nuk ka mundur të dalë dot nga uji. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar familjarë, të afërm, si dhe palombarë për të gjetur trupin e tij. Viktima ishte 17 vjeç dhe banor i lagjes “Lugina” të qytetit të Shijakut.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›