Dyshime për pengmarrjen e biznesmenit PanagopuloS
Ditën e premte, të pesë të arrestuarit do të dëshmojnë për këto akuza: pjesëmarrje në organizatë kriminale, posedim të armëve dhe municioneve në grup, pengmarrje në grup me qëllim pagese dhe detyrim me forcë, marrje me forcë e helikopterit si pasojë e së cilës mund të shkaktohej humbje e jetës njerëzore, organizim i gjithë pengmarrjeve (e vlefshme për Rizain dhe Paleokostën), arratisje nga burgu, vjedhje e përbashkët, falsifikim dokumentesh, bartje e armëve, posedim i armëve.
Padyshim ajo çka hetohet, por ende nuk ka ndonjë hollësi, është lidhja e Rizait me bandat e krimit, sidomos me protagonistin e një sërë veprash kriminale në vend, Panagiotis Vlastos.
Sigurimi grek duket se disponon një bisedë telefonike të Rizait me një prej personave që duket se kanë gisht në rrëmbimin e biznesmenit grek, Periklis Panagopulos, familja e të cilit ka paguar te pengmarrësit mbi 12 milionë euro.