Rrëmbehet një adoleshente rome
Prindërit e një 15-vjeçareje rome denoncojnë rrëmbimin e së bijës. Ata i janë drejtuar pasditen e së mërkurës Komisariatit të Policisë Fier, për të denoncuar zhdukjen e vajzës, që sipas tyre është rrëmbyer për qëllime prostitucioni. Dashuri Kalemi, nëna e 15-vjeçares, tregon për gazetën "Shqip" se e bija është rrëmbyer nga një person, po i komunitetit rom, që njihet prej familjarëve së të miturës. "Kadria ka qenë duke shitur çanta te porta e tregut të arixhinjve. Ndërsa tregtarët po mblidhnin mallin, vajzën time e kanë marrë dy persona që ishin me makinë. Na lajmëruan ne si prindër dhe nga informacionet që morëm nga tregtarët e tjerë, doli se ajo është rrëmbyer nga Fatmir Hazizi, dhe i vëllai i tij", ka thënë Dashuri Kalemi. Zyrtarisht në drejtorinë e policisë së qarkut na thonë: "Policia ka marrë denoncimin e prindërve të 15-vjeçares Kadrie Kalemi dhe është vënë në kërkim të saj dhe të autorit të dyshuar".
Ma.Tr.
Ma.Tr.