E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fallxhorja i vjedh paratë një klienteje

Provon të shohë fatin e të ardhmes dhe fut një fallxhore në shtëpi, por përfundon me kasafortë të bastisur. Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, kur G. D, ka futur në banesën e tij një fallxhore për t‘i plotësuar dëshirën bashkëshortes. Ata kishin dëgjuar se fallxhorja bënte mrekulli duke u parashikuar fatin, por në fakt ajo ka bërë të kundërtën. Pasi ka mbushur me fjalë të mira familjen, e cila do t‘ia shpërblente më një shumë parash modeste, fallxhorja duket se ka vendosur të "gjobisë" këtë familje për punën e saj. Dyshohet se ajo ka mundur të vjedhë një sasi të konsiderueshme parash dhe më pas është larguar. Sapo kanë konstatuar vjedhjen e parave familjarët lajmëruan policinë për të kapur fallxhoren, të bindur se ajo ishte autorja e vjedhjes. Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë në juridiksion zonën ku ndodhet banesa e vjedhur nisën menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur parashikuesen e fatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›