E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti në familje, tenton vetëvrasjen

Një 35-vjeçar ka tentuar të vrasë veten me thikë pas një konflikti në familje. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën "Teodor Keko" në Tiranë, kur Ylli Koçi, 35 vjeç, ka qëlluar veten me thikë. Burime nga policia thanë se mes tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes kishte nisur një konflikt, i cili duket se ka shtuar dozat e depresionit te 35-vjeçari. Pas fjalëve të ndërsjella, Koçi ka kyçur derën e kuzhinës dhe me një thikë ka qëlluar veten. Familjarët e tij kanë shqyer derën dhe më pas e çuan 35-vjeçarin në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e sinjalizuar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e saj. Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë buke dhe disa njolla gjaku për ekzaminime të mëtejshme. Gjithashtu, policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, i cili ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me këtë tentativë për t‘i dhënë fund jetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›