Dyshime, praktikantët e fesë akte terroriste

30/04/2005 “Loja” me eksploziv, përfundon në tragjedi
Shpërthen bomba tritol, vriten dy persona në shkallët e shtëpisë
FIER - Një shpërthim i fuqishëm tritoli në një banesë dykatëshe në fshatin Baltëz, jo më larg se 5 km larg qytetit të Fierit, ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ndërsa u mori jetën dy personave. Njeri prej tyre ishte i zoti i shtëpisë me precedentë penalë më parë, njëkohësisht dhe hoxha i fshatit, njoftoi policia lokale, kurse personi i dytë në marrëdhënie pune me të.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së enjte, në fshatin Baltëz, të komunës së Dërmënasit, në shtëpinë e shtetasit 32-vjeçar Pëllumb Reshlani. Tritoli ka shpërthyer në shkallët e jashtme të shtëpisë dykatëshe, midis katit të parë dhe katit të dytë të kësaj ndërtese.
Lajmi u bë publik zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë në Qarkun e Fierit, ekspertët e të cilës natën e kaluar bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të kësaj lënde eksplozive (tritol), gjetën vdekjen Pëllumb Reshlani, 32 vjeç, banues në fshatin Baltëz, i martuar me 4 fëmijë. Ky shtetas ishte dënuar dy herë nga policia lokale për drogë dhe vjedhje. Vdekjen gjeti dhe 20-vjeçari Armando Duraj, i martuar me një fëmijë, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit“ në qytetin e Fierit.
Familja
Zhurma është dëgjuar nga shtëpia afër e vëllait të Pëllumbit dhe i gjithë fshati ka nxituar të marrë vesh se ç’ndodhi. Dy burrat ishin shtrirë nëpër shkallë. Nuk dihet ende sasia e tritolit, ndërkohë që mësohet se gruaja së bashku me katër femijët ndodheshin brenda në shtëpi. I pari që ka mbërritur te vendi i ngjarjes ishte i vëllai i zotit të shtëpisë. Ai merr në krah trupin e të vëllait dhe nxiton për ta dërguar në spital. Kur pas pak shikon edhe trupin e Armandos, që, me sa duket, kishte vdekur në vend. Pëllumbi vdiq rrugës për në spital. Në shtëpinë e Pëllumbit familjarët e tij kanë qenë të kursyer me mediat për dhënien e shkakut të ngjarjes, por janë mjaftuar me thënien e babait të tij, Sefedinit, që ka qenë thjesht aksident. Një numër i madhe burrash dhe djem të rinj të fesë myslimane kanë shkuar në shtëpinë e Reshlanit për të ngushëlluar të afërmit e tij.
Policia
Nuk dihet ende sasia e saktë e tritolit që shpërtheu, ndërkohë që specialistët e policisë po punojnë edhe për shkakun e mbajtjes së eksplozivit. Sipas tyre, viktimat janë besimtarë të fesë myslimane dhe merreshin me riparimin e telefonave celularë.
“U kryen veprimet proceduriale nga u konkludua se këta shtetas kanë vdekur nga shpërthimi në duar i një sasie tritoli, të cilën po e përgatisnin”, bënë të ditur burimet e policisë lokale. Mësohet edhe se në vendin e ngjarjes, u bllokuan 700 gramë tritol, dhjetë copë kapsolla detonatore, një mekanizëm komandues (pult), përcjellës elektrik, dy telefona celularë (të dëmtuar), pesë kaçavida të ndryshme, një letër e bardhë, ku ishte vizatuar një qark elektrik, dy pistoleta, dhe një sasi fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Ne jemi duke punuar për sqarimin e plotë të mbajtjes së lëndës plasëse, u njoftua nga zyra e shtypit e Policisë së Shtetit. Po punohet në pistën e përpjekjeve të dy viktimave për të vendosur tritolin në një objekt që ende nuk është qartësuar kush është”, shtohet më tej.
Viktimat
Pëllumbi me precedentë, Armando i pastër
Pëllumb Reshlani, i dënuar dy herë nga policia e Fierit
për armëmbajtje, drogë dhe vjedhje, ka pasur një dyqan
riparimesh dhe shitje celularësh në qytetin e Fierit. Me viktimën tjetër, Armando Duraj (ky person i pastër për policinë) kishin njohje dhe miqësi së bashku për hir të aktivitetit. Armando kishte gjithashtu një dyqan tjetër celularësh, por me një aktivitet të shkëputur nga Pëllumbi.
Burime nga vendngjarja dhe nga policia lokale, tregojnë se ditën e enjte Pëllumbi kishte qenë në Tiranë për të blerë celularë. Pasi ka marrë mallin, i ka kërkuar Armandos që të shikonte aparatet celularë që kishte blerë. Ky i fundit i shkon në shtëpinë e tij ku edhe ndodhi shpërthimi.
Dyshimet e para të Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Viktimat, objekt përgjakjen e pashkëve
Ndonëse zyrtarisht ende nuk është dhënë versioni pse po përgatitej ai tritol në shtëpinë e Pëllumb Reshalnit, zëra brenda policisë flasin ndryshe. Burime jozyrtare, por të besueshme nga policia e Fierit thonë se, në shtëpinë e Pëllumb Reshalnit po
organizohej një sulm kamikaz, për hedhjen në erë të një
objekti të rëndësishëm.
Mëngjesin e djeshëm, hetues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë shkuar në Fier, ku kanë bashkëpunuar me policinë e këtij qyteti dhe kanë këqyrur vendin e ngjarjes. Lajmi bëhet i ditur për gazetën nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se viktimave u janë gjetur në vendngjarje mjetet e nevojshme për formimin e një bombe me telekomandë. Madje, në vendngjarje është gjetur edhe një skemë e qarkut të funksionimit të bombës së telekomanduar me anë të celularit.
Dy besimtarët myslimanë, të cilët ishin ortakë në biznesin e celularëve në Fier, duket se kanë qenë duke përgatitur një bombë të llojit që shërbyen për atentate të kohëve të fundit.
Sipas ekspertëve, dyshohet se dy besimtarët myslimanë, kanë pasur qëllim krijimin e një “bombe” të tillë të komanduar me celular, për kryerjen e ndonjë akti terrorist. Kjo, pasi nga verifikimet pararpake rezulton se ata nuk kanë pasur ndonjë konflikt të fortë me ndonjë person tjetër, sa për të kryer një atentat ndaj tij.
Dy të rinjtë nga Baltëza e Fierit, dyshohet se kanë pasur si qëllim përgjakjen e festës së Pashkëve në Fier, ku si objektiv mund të ishte ndonjë kishë e këtij qyteti.
Burimet thonë se ka qenë mosnjohja e tyre rreth funksionimit të eksplozivit, që ka bërë t’u shpërthejë “bomba” në duart me të cilën e kishin krijuar.
Ndonëse në fushën e funksionimit të celularëve ata kanë qenë të specializuar, pasi riparonin këto aparatura. Gjithashtu, gjetja e dy pistoletave dhe një sasie municioni në banesën ku ndodhi ngjarja, kanë hedhur dyshimet se dy islamikët kanë qenë të parapërgatitur për çdo rast sulmi.
Lidhur me këtë pistë, mësohet nga burime të policisë se po punohet për të hedhur dritë mbi dyshime.
Precedentët e mëparshëm, të ngjashëm
“Bomba” me celular mund të jetë
porositur nga dikush tjetër
Hetimi i prokurorisë rreth shpërthimit të eksplozivit në duart e dy besimatrëve myslimanë, është shtrirë në të gjitha pistat e mundshme. Burime të akuzës thonë se po hetohet në mundësinë se dy islamikëve mund t’u ketë kërkuar dikush tjetër të prodhojnë këtë lloj “bombe”, kundrejt pagesës. Kjo pasi rrjeti i trafikantëve që furnizonte Shqipërinë me këto lloj bombash të telekomanduara me celular, u godit nga policia, afro një muaj më parë.
Gjashtë bomba të komanduara me celular, që vinin nga Mali i Zi, u bllokuan në Shkodër nga policia e këtij qyteti dhe ranë në pranga pesë trafikuesit. Nisur nga atentatet e kohëve të fundit, ku janë përdorur “bomba” të këtij lloji, dyshohet se dikush tjetër ka hartuar në ngjarje të tillë. Dhe për këtë shkak dyshohet se mund t’u jetë kërkuar dy mjeshtrave të riparimit të celularëve të prodhojnë një bombë të tillë.
Por edhe kjo pistë mbetet në kuadrin e dyshimeve, theksojnë burimet.
Para grupit të ekspertëve të afërm e shokë të viktimave
Hetim edhe lidhjeve fetare të viktimave
Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me atë të Krimeve të Rënda, ka filluar hetimin për prejardhjen fetare të dy të rinjve. Nga burime pranë organit të akuzës, mësohet se ka filluar verifikimi i futjes së tyre në këtë besim, si dhe i lidhjeve që ata kanë pasur me besimtarë të tjerë. Gjithashtu do të verifkohen të gjitha udhëtimet e tyre jashtë shtetit, sqarojnë burimet, me qëllim zbulimin nëse ata kanë udhëtuar apo jo ndonjëherë në vendet e Lindjes së Mesme dhe çfarë axhende takimesh kanë pasur atje.
Burimet thonë se dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë edhe pjesë e një klani ekstremistësh islamikë, të cilët mund të kenë shfrytëzuar pikërisht rrethin e Fierit për investimet e tyre, sepse ky qytet njihet si një zonë e qetë dhe pa përplasje fetare. Gjithashtu, ka filluar marrja në pyetje e të afërmve dhe miqve të dy viktimave, me qëllim gjetjen e ndonjë elementi rreth planit të tyre.
Burimet pohojnë se po hetohet edhe në pistën se dy të rinjtë myslimanë mund të kenë dashur ta kryejnë aktin terrorist me iniciativën e tyre.
Por, gjithçka deri tani mbetet në kuadrin e dyshimeve, pasi nuk ka prova konkrete, përfundojnë burimet.
Intervistë me drejtorin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Sokol Kalani
“Shpërthimi aksidental, mos përhapni panik...”
FIER – Sokol Kalani, drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit, e ka quajtur shpërthimin aksidental, ndërsa mohon që ai të ishte duke u parapërgatitur për ndonjë akt të rëndë terrorist. Për ekzistencën e tritolit në sasi të konsiderueshme, Kalani në intervistën për gazetën “Metropol” bën të ditur se ajo mund të ishte siguruar për gjueti peshku të paligjshëm...
Zoti Kalani, a kanë filluar hetimet për ngjarjen e rëndë ndodhur në Baltëz?
Sigurisht, menjëherë ka filluar hetimi lidhur me këtë ngjarje dhe mendohet se ngjarja ka qenë më tepër aksidentale. Tritoli, sipas hetimit, u ka plasur në dorë dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 2 shtetasit.
Ka zëra se tritoli duhej për një vepër kriminale, apo kamikaze?
Jo, nuk mund të flasësh me supozime. Ju të medias mos ngjallni panik në opinion, aq më tepër tashmë në prag të festës. Tritoli ka shpërthyer aksidentalisht.
Po përse duhej tritoli në një shtëpi të banuar me fëmijë?
Nuk e di përse e kanë dashur, ndoshta edhe për peshk. Në çdo shtëpi mund të gjesh ndonjë gjë të palejueshme.
Pëllumbi a kishte probleme në polici?
Ai është dënuar për tentativë plagosjeje ndaj një shtetasi, Shpëtim Heqimit, ngjarje kjo e ndodhur për motive banale. Dhe nuk kishte pak muaj që ishte liruar.