Ngacmon me kompas ndezësin e granatës,i shpërthen në dorë dhe i këput gishtat

30/04/2005 Shpërthim në klasën e mësimit në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi“ në Vlorë
VLORË - Për pesë minuta e mban ndezësin e granatës në dorë, duke e parë së bashku me shokët e tij të klasës së VII dhe papritur i plas pas ngacmimit me kompas. Fati ishte me të kur shpëtoi, por shpërthimi i pret katër gishtat e dorës. Së bashku me të janë dëmtuar lehtë edhe disa nxënës të tjerë, që ishin afër dhe po shikonin “lodrën” e Albanos.
Ngjarja
Nxënësi i klasës së VII B, Albano Gjonbrati, 14 vjeç, në shkollën “Avni Rustemi”, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, kishte patur me vete në xhep një ndezës granate, të cilën e kishte marrë nga banesa e tij. Mbasi ka mbaruar ora e pestë e mësimit, në momentin e pushimit të shkurtër, nxjerr nga xhepi ndezësin e granatës dhe iu tregon shokëve të klasës. Për pak minuta fëmijët janë treguar kureshtarë, duke parë dhe prekur ndezësin që mbante Albano. Por pas pak kapsolla shpërthen.
Nxenësit Alban Gjonbrati i këputen gishtat e dorës së majtë. Femijët janë shushatur nga paniku dhe pasojat e kapsollës. Copat e gishtave të të miturit janë shpërndarë nëpër klasë, ka treguar drejtori i shkollës, i cili ishte personi i parë që mundi të dërgojë me shpejtësi nxenësin në spital. Shkolla u mbulua nga britmat dhe ulërimat e frikshme të nxënësve dhe të mësuesve. Disa fëmijë të tjerë u plagosën lehtë në fytyrë dhe në trup.
Të plagosurit
Albano, nga dora e të cilit rridhte gjak së bashku me tre nxënësit e tjerë kërkonin ndihmë të tmerruar nga ajo ç’kishte ndodhur.
Mësuesit kanë nxituar të shkojnë në spital së bashku me nxënësit e dëmtuar dhe të tjerë. Të gjithë janë treguar të gatshëm për të ndihmuar të plagosurin me gjak. Pas dy orësh operacion, Albano Gjonbrati doli nga rreziku për jetën, kurse, sipas mjekëve, dora e majtë i është dëmtuar seriozisht.
Drejtori i shkollës, Fatmir Abazi, premton marrje masash
“E rëndësishme sot, jeta e nxënësit”
Zoti Abazi, ku ndodheshit kur në një nga klasat tuaja ndodhi ngjarja?
Si zakonisht, në ditët e mësimit, ishin orët e fundit, dhe ndodhesha në zyrën time. Në këtë kohë mbyllim çështjet e ditës dhe të gjithë bëhemi gati të largohemi. Kur dëgjova ulërimat e fëmijëve dola me nxitim dhe, ç’të shikoja. Nxënësi i klasës së shtatë, Albano, bërtiste dhe nga dora i dilte gjak. Nuk po kuptohej asgjë. Të gjithë fëmijët ishin strukur nëpër banka dhe ishin të terrorizuar. Në atë moment e kapa fëmijën me dorë të dëmtuar në krah dhe nxitoja për ta dërguar në spital. Fati ka qenë me të, por ndjejë keqardhje të madhe për dëmtimin që i ka shkaktuar kapsolla në dorë.
Si ka mundësi që në shkollën tuaj vijnë nxenës “të armatosur” me ndezës granate?
E rëndësishme sot ishte jeta e nxënësit. Ai shpëtoi dhe ky është një fat për të, familjen e tij dhe për ne. Që sot do të kërkojë një analizë të ngjarjes. Do të merret në shqyrtim situata në këtë shkollë për çdo ankesë të paraqitur. Edhe herë të tjerë jemi mbledhur për qëllime të këtilla, por tashmë është ndryshe. Do të kërkojë ndihmën e policisë.
Xhaxhai i të plagosuit fajëson shkollën
Grup mjekësh për jetën e nxënësit
Për drejtoreshën e spitalit, Marika Cakërri ngjarja ishte tronditëse. Sapo ajo është njoftuar për atë çka kishte ndodhur në spital, u ngrit një grup pune me mjekë profesionistë.
”I dhamë fëmijës së plagosur një ndihmë të kualifikuar. Nxënësi kishte humbur shumë gjak dhe çdo veprim i mjekëve duhej të kryhej me shpejtësi. Jam e lumtur ai që mundi të shpëtojë nga rreziku. Dora e majtë i është dëmtuar shumë”, tha Cakërri.
Pas një mjekimi disa orësh, djali ka dalë nga salla e operacionit dhe ka mundur të flasë edhe me familjarët që e rrethonin. Xhaxhai i Albanos, Petriti, thotë se ”është fatkeqësi kjo që i ndodhi fëmijës sonë, unë nuk di ku e ka marrë lëndën plasëse, por më vjen çudi se si në shkollë nuk ka një rregull apo kontroll nga mësuesit. Pasi ata janë fëmijë dhe gjatë qëndrimit të tyre në shkollë janë mësuesit që përgjigjen, të paktën moralisht”.