Gjykata, Ledio Ruçi i pafajshëm

30/04/2005 Prokuroria thyen urdhërin e Sollakut në kërkesën për dënim të të pandedhurit
TIRANË – Gjykata duket se e ka gjetur çelësin për të deklaruar të pafajshëm djalin e Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi, për dy akuza, atë të "plagosjes së lehtë me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje". Që në fillim, në seancën gjyqësore, nga ana e avokatit u tha se Ledio Ruçi natën e ngjarjes nuk ka patur armë dhe gjatë zënkës ka mbetur i plagosur. Pikërisht ky ka qenë edhe arsyetimi i dhënë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për djalin e Gramoz Ruçit. Mosgjetja e armës dhe plagosja e Ledio Ruçit bënë që gjykata të hedhë poshtë të gjitha pretendimet e organit të akuzës për deklarimin e tij fajtor. Pra, sipas gjykatës, natën e ngjarjes në pab pas zënkës banale nuk ka mbetur i plagosur vetëm Artur Ceka, por edhe Ledio Ruçi, i cili për një kohë të gjatë iu nënshtrua mjekimit në spital. Vetëm dy ditë më parë, përfaqësuesi i akuzës kërkoi deklarimin fajtor të Ledio Ruçit dhe dënimin e tij me një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja. Vetë djali i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga seancat gjyqësore. Është përfaqësuar nga avokati Ali Meta. Dje para gjyqtarit Arben Kostandini, avokati ka lexuar konkluzionet përfundimtare. Gjatë gjithë fjalës së tij kërkoi pafajësi, duke e mbështetur këtë me faktin se ka qenë pala e dëmtuar ajo që ka krijuar sherrin dhe më pas po ata kanë qëlluar në drejtim të Ruçit, duke e plagosur.
Akuza
Në mesin e muajit korrik dosja mbërriti në gjykatë. Ledio Ruçi u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë. Për një periudhë kohe ai ishte në spital i ruajtur nga forcat e policisë. Por pas përmirësimit të shëndetit, u la i lirë. Ndërkohë hetimet vazhdonin. U hetua e më pas gjykua për dy vepra jo pak të rrezikshme për shoqërinë, "plagosje e lehtë me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje". Grindje banale. Kështu do ta klasifikonte fillimin e sherrit midis Ledio Ruçit dhe disa djemve të tjerë që mbetën të dëmtuar, organi i Prokurorisë në konkluzionet përfundimtare. Por nga kjo grindje banale, sherri u përhap. Sharjet dhe fyerjet midis të dëmtuarve dhe Ruçit, sipas akuzës, kanë ardhur si pasojë e ngacmimit të një vajze.
Ngjarja
Prokurori i çështjes në konkluzione tha se djali i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Ledio Ruçi, në datën 2 shkurt qëlloi me armë mbi Artur Cekën. Ndonëse arma me të cilën u qëllua i dëmtuari nuk u gjet asnjëherë, akuza për të ka ekzistuar në dosje. Nga ana e avokatit bëhet e ditur se Ledio Ruçi, përveçse është i akuzuar, është edhe i dëmtuar. Kjo gjë ka lehtësuar pozicionin e tij. Nga pyetja e të pandehurit, sipas akuzës, ka dalë se djemtë nga Laçi ishin në një lokal në hyrje të ish-bllokut. Ndërkohë vetë i pandehuri ka qenë i shoqëruar me një femër. Kanë qenë ngacmimet e djemve nga Laçi, ato që kanë provokuar djalin e Gramoz Ruçit. Pas një sherri të përbashkët, i pandehuri nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të djemve me të cilët po grindej. Edhe pse është qëlluar me armë zjarri, në dosje nuk ndodhet arma e krimit si provë materiale. Ndërkohë, vajza me të cilën ishte i shoqëruar i pandehuri, ka qenë një miss. Por emri i saj para gjykatës nuk u deklarua nga prokurori i çështjes. Sipas tij, emri i vajzës nuk mund të thuhet, pasi ajo nuk ka lidhje direkte me ngjarjen, megjithëse ka qenë pikënisja e sherrit. Ledio Ruçi qëlloi me armë në drejtim të shtetasit Artur Ceka, duke e plagosur atë. Avokati është shprehur se zënka e bërë midis adoleshentëve nuk ka lidhje me faktin se Ledio Ruçi është djalë i deputetit Gramoz Ruçi.
Akuzat sipas prokurorisë
"Plagosje e lehtë me dashje"
"Armëmbajtje pa leje"
Nkjoftimi i policisë pas ngjarjes
Janë dy vëllezër Anton dhe Eduart Pietro dhe dy kushërinj Kujtim dhe Sandër Fufi me origjinë nga Laçi, katër të rinjtë që janë shpallur në kërkim nga policia, për plagosjen e Ledio Ruçit, djalit të deputetit socialist Gramoz Ruçi
Historia
Me 1 shkurt 2004, të dielën, në orët e para të mëngjesit, Ledio Ruçi dhe disa djem nga Laçi janë grindur në Pub "Kahlua", duke qëlluar me armë. Kanë mbetur të plagosur Ledio Ruçi dhe Artur Ceka që janë dërguar në Spitalin Ushtarak për ndihmë mjekësore.
Detyrim paraqitje për djalin e parlamentarit scialist
Shumë kohë pas ngjarjes pas një hezitimi disa ditor, gjykata, duke shqyrtuar kërkesën e prokurorisë arrin të marrë një vendim për Ledio Ruçin. Armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë, janë dy akuzat që janë formuluar për Ledio Ruçin. Ai ka qëndruar disa ditë në spital duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor. Arma, nuk është gjetur në vendin e ngjarjes dhe kjo në një farë mënyre i ka “lehtësuar” punët e policisë dhe organeve të tjera të drejtësisë. Pas komunikimit të akuzës, masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka qenë, detyrim paraqitjeje. Gjykatësit, kanë përdorur si rrethanë lehtësuese gjendjen shëndetsore të të plagosurit dhe njëkohësisht të akuzuarit. Kështu një herë në javë, Ledio Ruçi, duhej të paraqitej pranë hetuesve të prokurorisë së rrethit të Tiranës.
Urdhëri i Sollakut: Armëmbajtja pa leje deri në 7 vjet burg
Armëmbajtja pa leje, të dënohet nga katër vjet burg deri në shtatë vjet burg. Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, pak muaj më parë, ka firmosur për vartësit e tij një urdhër të brendëshëm. Të ashpër me personat, që mbajnë armë pa leje. Nuk ka më asnjë lëshim. Nga katër deri në shtatë vjet burg për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Sugjerimi urdhër i shefit të akuzës ka qenë i qartë për prokuroritë e të gjitha rretheve të vendit. Politika e ashpër penale e porositur nga kreu i prokurorisë, erdhi pothuaj menjëherë pas vrasjes së shoferit të Sollakut. Pas ekzekutimit të Genci Sinës, një ndër verpimet e numrit një të akuzës, ishte dhe urdhëri, që porosiste kërkesa të prokurorëve ndaj gjykatës, që ata të jepnin dënime të ashpra për këtë vepër penale. Ndërsa dy ditë më parë prokurori ka kërkuar 500 mijë lekë gjobë për armëmbajtjen dhe 100 mijë lekë për plagosjen, ndryshe nga sa kërkonte me urdhër kryeprokurori Theodhori Sollaku
Arma e "humbur" e vendit të ngjarjes dhe dy të plagosur
Arma ka humbur, është zhdukur, policët e mbërritur në vendin e ngjarjes me sa duket u kanë dhënë ndihmën të plagosurve dhe nuk kanë mundur të bëjnë më tepër. Hetuesit dhe ekspertët nuk kanë mundur deri në mbarim të çështjes, marrjen e vendimit ditën e djeshme, që të zyrtarizojnë se kush ishte armëmbajtësi, e kujt ishte pistoleta dhe ku ishte marrë ajo. Gjithçka nisi dhe mbeti anonime. Laboratori Qendror Kriminalistik, ka përfunduar ekspertizën e provave të ngjarjes, ku mbetën të plagosur dy persona njëri prej të cilëve djali i deputetit socialist, Gramoz Ruçi, ndërsa personi tjetër, sipas policisë ka qenë Arutr Ceka. Rreth orës 03.30 të pasmesnatës së 1 shkurtit, Ledio Ruçi është qëlluar me armë duke mbetur i plagosur në bark, si pasojë e goditjes me armë nga disa persona që sipas policisë, kanë qenë të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, në zonën e Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pub “Kahlua”, në kryeqytet. Kur tre persona kanë debatuar më Ledio Ruçin dhe më pas janë qëlluar me armë. Si pasojë e vënies në përdorim të pistoletave, ka mbetur i plagosur rëndë në bark dhe në krah Ledio Ruçi, ndërsa është lënduar në kofshë nga shkëmbimi i zjarrit të rmëve edhe Artur Ceka. Materiali zyrtar i policisë mbi ngjarjen, thekson se Të dy palët kanë qëlluar drejt njëra-tjetrës. Dy persona kanë arritur të largohen dhe më pas janë shpallur në kërkim, ndërsa i treti është arrestuar. Ledio Ruçi u shoqëruar në spital me urgjencë, ndërsa pas revokimit të masës së sigurisë ndaj tij, ai vazhdoi kurimin jashtë shtetit. Pas shoqërimit në polici, Prokuroria kërkoi revokimin e masës së arrestit ndaj Ruçit. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”, ndërsa 19-vjeçari filloi kurimet intensive.