E Hënë, 2 Nëntor 2026

KLD, zgjidhen gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor

30/04/2005  TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë formon pas hedhjes së shortit Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, të përbërë prej tetë gjyqtarësh të kualifikuar. Hedhja e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit u bë në sallën e konferencave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. E gjithë procedura u zhvillua në prani të publikut dhe të përfaqësuesve të partive politike e të medias. Pjesëmarrës në këtë short ishin 48 gjyqtarë nga të gjitha Gjykatat e Apelit në rrethe. Në përfundim të procedurave të hedhjes së shortit rezulton se, Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë, gjatë legjislaturës së ardhshme, do të përbëhet nga tetë gjyqtarë. Juristët e caktuar dje nga mbledhja e KLD do të jenë albitrat e mosmarrëveshjeve zgjedhore të 3 korrikut. Pretendimet e palëve për rezultatin për marrjen e mandatit, do të kalojnë në këtë trup gjykues që do vendosë përfundimisht ligjshmërinë e padive.

Kolegji i zgjedhur dje

Valdete Hoxha

Astrit Kalaja

Irena Brahimi

Tom Ndreca

Brunilda Orhani

Sashenka Jonuzi

Vangjel Kallço

Ina Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›