Dyshimet, gruaja "fsheh" të vërtetën
Çelësi i zgjidhjes së çështjes
së Ismet Kryeziun për po
licinë mbetet gruaja e tij,
Anila Leli. Policia dyshon se
ajo nuk ka treguar gjithçka di, kur
ka denoncuar largimin e tij. Kjo ka
të bëjë me borxhin që aktivisti kosovar
kishte marrë nga biznesmeni
Samet Arifi. Këtë borxh,
gazetarja Leli e ka mohuar në
mënyrë kategorike, kur është marrë
në pyetje nga policia, ndërkohë
që kanë dalë fakte të reja, se ajo ka
qenë në dijeni të kësaj çështjeje.
Por, ende mbetet mister zhdukja
e Kryeziut, i cili ka hyrë në ditën e
nëntë të zhdukjes dhe nuk ka asnjë
gjurmë për të.
Grupi hetimor ka bërë të ditur
se çështja e tij po vështirësohet
nga dita në ditë për t‘u zbardhur.
Sipas specialistëve të policisë, kjo
çështje mund të mbyllet pa autor,
pasi nuk ka asnjë shenjë për fatin
e Ismet Kryeziut. Megjithatë, policia
ka ngritur dyshimet se bashkëshortja
e tij, Anila Leli, di më
shumë gjëra sesa ka rrëfyer për
uniformat blu. Burimet policore
thanë për "Shqip" se, pavarësisht
se e vlerësojnë gjendjen e rënduar
të Lelit, ata do të kërkojnë më
shumë informacion prej saj në një
seancë pyetjesh. Nga të dhënat e
deritanishme, gazetarja ka rrëfyer
se nuk është në dijeni të asnjë
borxhi të marrë nga bashkëshorti
i saj, duke e mohuar në mënyrë
kategorike, zhdukjen e tij për motive
borxhesh. E pyetur, edhe nga
mediat, Anila Leli është shprehur
se burri i saj nuk kishte borxhe.
Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar
biznesmeni kosovar, Samet
Arifi, i cili është treguar i gatshëm
për t‘u marrë në pyetje edhe nga
policia. Kështu, hetuesit tanë kanë
kërkuar ndihmë nga policia kosovare
për të bërë një seancë pyetjesh
me këtë person, por ende
nuk kanë marrë përgjigje. Ndërsa
në ditët në vijim, nisur nga faktet
e mbledhura, pritet që Leli të thirret
për të dëshmuar mbi këtë
çështje, pasi grupi hetimor dyshon
se ajo "fsheh" fakte, që lidhen
drejtpërdrejt me zhdukjen e Kryeziut.
Gjatë ditës së djeshme, është
kryer një analizë e informacioneve
të mbledhura deri tani si
dhe është kërkuar edhe njëherë
informacion te të gjithë pikat
kufitare mbi këtë çështje. Gjithashtu,
dosja e tij po rishikohet
edhe nga sektori i Antiterrorit, për
faktin se për një kohë relativisht
të gjatë Kryeziu është mbajtur
nën vëzhgim për çështjen e tre
iranianëve, të cilët nuk janë lejuar
të vizitojnë Shqipërinë, në kohën
kur ai kishte dalë garant për
ardhjen e tyre. Megjithatë, dyshimet
e policisë janë shtuar
shumë në pistën hetimore se zhdukja
e aktivistit kosovar për
çështjet kombëtare ka lidhje me
borxhin e marrë, i cili arrin një
vlerë prej 40 mijë euro. Për këtë
borxh kanë qenë në dijeni edhe
persona të tjerë, si Dritan Goxhaj,
që është thirrur në polici bashkë
me persona të tjerë. Madje, Goxhaj
ka vërtetuar në polici se kishte
ndërhyrë te biznesmeni kosovar,
me qëllim shtyrjen e afatit për
shlyerjen e huas së marrë nga Kryeziu.
Nga të dhënat hetimore, kjo
bisedë është realizuar rreth dy
muaj më parë dhe pikërisht kaq ka
qenë afati i shtyrjes. Këto fakte sjellin
për policinë edhe dyshimet se
Kryeziu është larguar me dëshirë
për t‘iu shmangur shlyerjes së
detyrimit, deri në kohën që të sigurojë
paratë. Sot janë mbushur
nëntë ditë nga "humbja pa gjurmë"
e tij. Pikërisht më 15 nëntor,
rreth orës 18:00 të së shtunës, ai u
largua nga banesa, me justifikimin
për të takuar dy miq dhe nuk u
kthye më. E shoqja denoncoi
largimin e tij mëngjesin tjetër.
së Ismet Kryeziun për po
licinë mbetet gruaja e tij,
Anila Leli. Policia dyshon se
ajo nuk ka treguar gjithçka di, kur
ka denoncuar largimin e tij. Kjo ka
të bëjë me borxhin që aktivisti kosovar
kishte marrë nga biznesmeni
Samet Arifi. Këtë borxh,
gazetarja Leli e ka mohuar në
mënyrë kategorike, kur është marrë
në pyetje nga policia, ndërkohë
që kanë dalë fakte të reja, se ajo ka
qenë në dijeni të kësaj çështjeje.
Por, ende mbetet mister zhdukja
e Kryeziut, i cili ka hyrë në ditën e
nëntë të zhdukjes dhe nuk ka asnjë
gjurmë për të.
Grupi hetimor ka bërë të ditur
se çështja e tij po vështirësohet
nga dita në ditë për t‘u zbardhur.
Sipas specialistëve të policisë, kjo
çështje mund të mbyllet pa autor,
pasi nuk ka asnjë shenjë për fatin
e Ismet Kryeziut. Megjithatë, policia
ka ngritur dyshimet se bashkëshortja
e tij, Anila Leli, di më
shumë gjëra sesa ka rrëfyer për
uniformat blu. Burimet policore
thanë për "Shqip" se, pavarësisht
se e vlerësojnë gjendjen e rënduar
të Lelit, ata do të kërkojnë më
shumë informacion prej saj në një
seancë pyetjesh. Nga të dhënat e
deritanishme, gazetarja ka rrëfyer
se nuk është në dijeni të asnjë
borxhi të marrë nga bashkëshorti
i saj, duke e mohuar në mënyrë
kategorike, zhdukjen e tij për motive
borxhesh. E pyetur, edhe nga
mediat, Anila Leli është shprehur
se burri i saj nuk kishte borxhe.
Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar
biznesmeni kosovar, Samet
Arifi, i cili është treguar i gatshëm
për t‘u marrë në pyetje edhe nga
policia. Kështu, hetuesit tanë kanë
kërkuar ndihmë nga policia kosovare
për të bërë një seancë pyetjesh
me këtë person, por ende
nuk kanë marrë përgjigje. Ndërsa
në ditët në vijim, nisur nga faktet
e mbledhura, pritet që Leli të thirret
për të dëshmuar mbi këtë
çështje, pasi grupi hetimor dyshon
se ajo "fsheh" fakte, që lidhen
drejtpërdrejt me zhdukjen e Kryeziut.
Gjatë ditës së djeshme, është
kryer një analizë e informacioneve
të mbledhura deri tani si
dhe është kërkuar edhe njëherë
informacion te të gjithë pikat
kufitare mbi këtë çështje. Gjithashtu,
dosja e tij po rishikohet
edhe nga sektori i Antiterrorit, për
faktin se për një kohë relativisht
të gjatë Kryeziu është mbajtur
nën vëzhgim për çështjen e tre
iranianëve, të cilët nuk janë lejuar
të vizitojnë Shqipërinë, në kohën
kur ai kishte dalë garant për
ardhjen e tyre. Megjithatë, dyshimet
e policisë janë shtuar
shumë në pistën hetimore se zhdukja
e aktivistit kosovar për
çështjet kombëtare ka lidhje me
borxhin e marrë, i cili arrin një
vlerë prej 40 mijë euro. Për këtë
borxh kanë qenë në dijeni edhe
persona të tjerë, si Dritan Goxhaj,
që është thirrur në polici bashkë
me persona të tjerë. Madje, Goxhaj
ka vërtetuar në polici se kishte
ndërhyrë te biznesmeni kosovar,
me qëllim shtyrjen e afatit për
shlyerjen e huas së marrë nga Kryeziu.
Nga të dhënat hetimore, kjo
bisedë është realizuar rreth dy
muaj më parë dhe pikërisht kaq ka
qenë afati i shtyrjes. Këto fakte sjellin
për policinë edhe dyshimet se
Kryeziu është larguar me dëshirë
për t‘iu shmangur shlyerjes së
detyrimit, deri në kohën që të sigurojë
paratë. Sot janë mbushur
nëntë ditë nga "humbja pa gjurmë"
e tij. Pikërisht më 15 nëntor,
rreth orës 18:00 të së shtunës, ai u
largua nga banesa, me justifikimin
për të takuar dy miq dhe nuk u
kthye më. E shoqja denoncoi
largimin e tij mëngjesin tjetër.