Formular për policët që duan të rriten në gradë
Për të marrë një gradë të lartë
në polici, "Drejtues" apo
"Drejtues i Parë", tashmë
nuk nevojiten vetëm vitet e punës
dhe arritjet profesionale. T‘ia arrish
këtij qëllimi, duhet edhe mendimi
i kolegëve, qofshin ata vartës
apo eprorë. Pas vlerësimit të tyre,
viteve mbi shpatulla në karrierë,
mund të merrni një gradë të lartë
në polici. E kjo do të bëhet me një
formular, të përgatitur posaçërisht
nga specialistët, që vlerësojnë ngritjen.
Ky formular, tashmë u është
shpërndarë të gjithë drejtorive të
policisë dhe që duhet mbushur,
kur një efektiv i policisë konkurron
për të arritur më shumë në karrierë.
Në këtë shkresë, policia ka renditur
të gjithë faktorët dhe sjelljet
që eprorët dhe drejtuesit e mundshëm
demonstrojnë vazhdimisht
në një nivel të caktuar. Sipas specialistëve
të policisë, krahasimi i
sjelljeve të personit që duhet
vlerësuar me këto standarde, do
të ndihmojë të përcaktohet nëse
ai punonjës policie, ka mundësi
për t‘u ngritur në detyrë. Mbi bazën
e vëzhgimeve të përsëritura
të sjelljes dhe punës, drejtuesit
apo vartësit e policisë do të përcaktojnë
nivelin e tij përkatës në
secilën prej kategorive në listën e
formularit. Megjithatë, kur
punonjësi i policisë do të japë
vlerësimin për një person
konkret, por nuk ka pasur mundësi
të mjaftueshme për të vëzhguar
sjelljen e tij, atyre u është dhënë
edhe opsioni, "nuk jam në gjendje
për ta vlerësuar".
Në formular, specialistët e policisë
kanë renditur fillimisht faktorët
dhe sjelljet mbështetëse, ku
numërohen nëntë të tillë. Gjithashtu,
në vlerësimin e oficerëve
që konkurrojnë për drejtues ose
drejtues të parë, duhet marrë
parasysh edhe përshkrimi i cilësive
personale, ku përmenden
rezistenca, elasticiteti, energjia,
qëndrimi pozitiv dhe vendosmëria
e tij. Gjithashtu, punonjësve
të policisë do t‘u jepet
mundësia të bëjnë edhe një
vlerësim të përgjithshëm të aftësive
të konkurruesit për gradë më
të lartë në nivel drejtues. Ky përcaktim
do të bëhet duke pasur
parasysh faktorë të tillë si ecuria
dhe përqendrimi në karrierë, historiku
i performancës, motivimi
për të bërë karrierë dhe aftësinë
për të qenë shembull i sjelljeve
drejtuese. Nga të gjitha këto
pritet të arrihet në një gjykim përfundimtar
për mundësitë e tij (ose
asaj) për të ardhmen në Policinë
e Shtetit.
Këto pika, specialistët e policisë
i kanë detajuar edhe me
shpjegimet përkatëse. Në përfundim
të vlerësimit të përgjithshëm
do të vendoset për njërën nga alternativat,
që është si një dritë jeshile
për konkurrentin në Policinë e Shtetit.
Këto vlerësime bëhen që nga
pika më e lartë, e cila është "aftësi
shumë të mira", deri tek ajo më e
ulëta, që është "mbi kapacitetin".
Për "aftësi shumë të mira", do të
thotë se konkurruesi ka mundësi të
qarta për t‘u bërë drejtues, me zhvillimin
e duhur. Më poshtë vjen
mundësia për "aftësi për drejtues",
do të thotë se është i gatshëm për
të marrë një pozicion drejtues. E
kështu vijojnë edhe aftësi të tjera,
si "profesionist", "kryen detyrat
mirë", "bllokues" dhe "mbi kapacitetin",
që do të thotë se dështon në
pozicion.
në polici, "Drejtues" apo
"Drejtues i Parë", tashmë
nuk nevojiten vetëm vitet e punës
dhe arritjet profesionale. T‘ia arrish
këtij qëllimi, duhet edhe mendimi
i kolegëve, qofshin ata vartës
apo eprorë. Pas vlerësimit të tyre,
viteve mbi shpatulla në karrierë,
mund të merrni një gradë të lartë
në polici. E kjo do të bëhet me një
formular, të përgatitur posaçërisht
nga specialistët, që vlerësojnë ngritjen.
Ky formular, tashmë u është
shpërndarë të gjithë drejtorive të
policisë dhe që duhet mbushur,
kur një efektiv i policisë konkurron
për të arritur më shumë në karrierë.
Në këtë shkresë, policia ka renditur
të gjithë faktorët dhe sjelljet
që eprorët dhe drejtuesit e mundshëm
demonstrojnë vazhdimisht
në një nivel të caktuar. Sipas specialistëve
të policisë, krahasimi i
sjelljeve të personit që duhet
vlerësuar me këto standarde, do
të ndihmojë të përcaktohet nëse
ai punonjës policie, ka mundësi
për t‘u ngritur në detyrë. Mbi bazën
e vëzhgimeve të përsëritura
të sjelljes dhe punës, drejtuesit
apo vartësit e policisë do të përcaktojnë
nivelin e tij përkatës në
secilën prej kategorive në listën e
formularit. Megjithatë, kur
punonjësi i policisë do të japë
vlerësimin për një person
konkret, por nuk ka pasur mundësi
të mjaftueshme për të vëzhguar
sjelljen e tij, atyre u është dhënë
edhe opsioni, "nuk jam në gjendje
për ta vlerësuar".
Në formular, specialistët e policisë
kanë renditur fillimisht faktorët
dhe sjelljet mbështetëse, ku
numërohen nëntë të tillë. Gjithashtu,
në vlerësimin e oficerëve
që konkurrojnë për drejtues ose
drejtues të parë, duhet marrë
parasysh edhe përshkrimi i cilësive
personale, ku përmenden
rezistenca, elasticiteti, energjia,
qëndrimi pozitiv dhe vendosmëria
e tij. Gjithashtu, punonjësve
të policisë do t‘u jepet
mundësia të bëjnë edhe një
vlerësim të përgjithshëm të aftësive
të konkurruesit për gradë më
të lartë në nivel drejtues. Ky përcaktim
do të bëhet duke pasur
parasysh faktorë të tillë si ecuria
dhe përqendrimi në karrierë, historiku
i performancës, motivimi
për të bërë karrierë dhe aftësinë
për të qenë shembull i sjelljeve
drejtuese. Nga të gjitha këto
pritet të arrihet në një gjykim përfundimtar
për mundësitë e tij (ose
asaj) për të ardhmen në Policinë
e Shtetit.
Këto pika, specialistët e policisë
i kanë detajuar edhe me
shpjegimet përkatëse. Në përfundim
të vlerësimit të përgjithshëm
do të vendoset për njërën nga alternativat,
që është si një dritë jeshile
për konkurrentin në Policinë e Shtetit.
Këto vlerësime bëhen që nga
pika më e lartë, e cila është "aftësi
shumë të mira", deri tek ajo më e
ulëta, që është "mbi kapacitetin".
Për "aftësi shumë të mira", do të
thotë se konkurruesi ka mundësi të
qarta për t‘u bërë drejtues, me zhvillimin
e duhur. Më poshtë vjen
mundësia për "aftësi për drejtues",
do të thotë se është i gatshëm për
të marrë një pozicion drejtues. E
kështu vijojnë edhe aftësi të tjera,
si "profesionist", "kryen detyrat
mirë", "bllokues" dhe "mbi kapacitetin",
që do të thotë se dështon në
pozicion.