Ulen temperaturat, sëmuren të vegjlit
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur ndjeshëm edhe fluksin e pacientëve të cilët nuk zbatojnë as sistemin e referimit. Shumica e tyre drejtohen menjëherë në spitalin "Nënë Tereza" për të marrë ndihmën e parë. Janë rreth 150 fëmijë që paraqiten çdo ditë në urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Universitare. Deri tani nuk ka asnjë rrezik për shpërthim epidemie, pasi i gjithë fluksi është si pasojë e ndryshimit të temperaturave dhe të ftohtit. Drejtoria e Qendrës Spitalore ka deklaruar se janë të përgatitur për të përballuar çdo rast emergjence. Fundi i muajit nëntor shënon edhe mbylljen e afatit për t‘u mbrojtur nga virozat e stinës, viruset, gjendjet gripale. Imunizimi i organizimit, sipas specialistëve të shëndetit publik, nis në muajin shtator, tetor dhe përfundon në muajin nëntor.