Shteti, ndihmë juridike për ata që nuk kanë të ardhura
Në kuadër të realizmit të re
formës në drejtësi, Minis
tria e Drejtësisë ka depozituar
në Kuvend një tjetër nismë ligjore,
e cili ka të bëjë me ndihmën
juridike. Ky projektligj vlerësohet
ndër nismat më të rëndësishme që
plotëson një vakum legjislativ dhe
njëkohësisht plotëson një detyrim
kushtetues e ndërkombëtar. Me
anë të këtij projektligji, shteti u siguron
shtresës më në nevojë të
qytetarëve të saj një ndihmë të
kualifikuar juridike në fushën civile
dhe administrative. Neni 6 i këtij
projektligji u garanton palëve
ndërgjyqësore të drejtën efektive
të aksesit në gjykatë për gjykimin e
të drejtave dhe detyrimeve të tyre
civile. Ndihmë e cila vjen nëpërmjet
komisioni shtetëror. Ky komision
përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët
një zgjidhet nga Ministria e Drejtësisë,
një nga Ministria e Financave,
i treti nga Dhoma Kombëtarë e
Avokatisë, i katërti nga KLD-ja dhe
i pesti nga organizatat jofitimprurëse.
Mandati i anëtarëve të komisionit
është katërvjeçar dhe funksionon
me kohë të pjesshme. Ne
nenin 9 thuhet se vendimet e marra
nga Komisioni Shtetëror për ndihmë
juridike janë detyruese për
zbatim nga avokatët që japin ndihmë
juridike. Në rast të mos zbatimit
të tyre, komisioni ka të drejtë
të kërkojë marrjen e masave disiplinore
ndaj avokatëve. Në nenin 13
përcaktohet kategoria e personave
që kanë të drejtë të përfitojnë këtë
ndihmë juridike. Përfitojnë personat
të cilët kërkojnë të mbrohen me
avokat në procesin penal në të
gjitha fazat e tij dhe për shkak të
pamundësisë financiare nuk kanë
mundur të zgjedhin një avokat apo
kanë mbetur pa të. Për ata persona
që kanë ndihme juridike në çështje
civile ose administrative, por
nuk kanë mjetet të mjaftueshme
për ta paguar këtë ndihmë juridike
apo çështjet janë tepër komplekse
nga ana e përmbajtjes dhe e procedurës.
Ndihmën juridike e përfitojnë
edhe të miturit, për të cilët
mbrojtja në procedimin penal dhe
në gjykim është e detyrueshme me
ligj. Gjithashtu, ligji rregullon
mënyrën e financimit të sistemit të
ndihmës juridike.
formës në drejtësi, Minis
tria e Drejtësisë ka depozituar
në Kuvend një tjetër nismë ligjore,
e cili ka të bëjë me ndihmën
juridike. Ky projektligj vlerësohet
ndër nismat më të rëndësishme që
plotëson një vakum legjislativ dhe
njëkohësisht plotëson një detyrim
kushtetues e ndërkombëtar. Me
anë të këtij projektligji, shteti u siguron
shtresës më në nevojë të
qytetarëve të saj një ndihmë të
kualifikuar juridike në fushën civile
dhe administrative. Neni 6 i këtij
projektligji u garanton palëve
ndërgjyqësore të drejtën efektive
të aksesit në gjykatë për gjykimin e
të drejtave dhe detyrimeve të tyre
civile. Ndihmë e cila vjen nëpërmjet
komisioni shtetëror. Ky komision
përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët
një zgjidhet nga Ministria e Drejtësisë,
një nga Ministria e Financave,
i treti nga Dhoma Kombëtarë e
Avokatisë, i katërti nga KLD-ja dhe
i pesti nga organizatat jofitimprurëse.
Mandati i anëtarëve të komisionit
është katërvjeçar dhe funksionon
me kohë të pjesshme. Ne
nenin 9 thuhet se vendimet e marra
nga Komisioni Shtetëror për ndihmë
juridike janë detyruese për
zbatim nga avokatët që japin ndihmë
juridike. Në rast të mos zbatimit
të tyre, komisioni ka të drejtë
të kërkojë marrjen e masave disiplinore
ndaj avokatëve. Në nenin 13
përcaktohet kategoria e personave
që kanë të drejtë të përfitojnë këtë
ndihmë juridike. Përfitojnë personat
të cilët kërkojnë të mbrohen me
avokat në procesin penal në të
gjitha fazat e tij dhe për shkak të
pamundësisë financiare nuk kanë
mundur të zgjedhin një avokat apo
kanë mbetur pa të. Për ata persona
që kanë ndihme juridike në çështje
civile ose administrative, por
nuk kanë mjetet të mjaftueshme
për ta paguar këtë ndihmë juridike
apo çështjet janë tepër komplekse
nga ana e përmbajtjes dhe e procedurës.
Ndihmën juridike e përfitojnë
edhe të miturit, për të cilët
mbrojtja në procedimin penal dhe
në gjykim është e detyrueshme me
ligj. Gjithashtu, ligji rregullon
mënyrën e financimit të sistemit të
ndihmës juridike.