Dyshimi lë pa pensione 200 ish-minatorë
Prej një viti, një numër i konsiderueshëm dosjesh të minatorëve pensionistë në Qarkun e Dibrës vazhdojnë të mbeten të pezulluara. Shkak për pezullimin e tyre janë bërë hijet e forta të dyshimit, për vërtetësinë e dokumenteve mbi bazën e të cilave janë përfituar pensionet. Kështu mbi 500 dosje pensioni të ish-punëtorëve të nëntokës në rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat, në janarin e vitit të kaluar u pezulluan, me urdhër të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër për rikonfirmimin e dokumenteve nga ana e poseduesve të tyre.
Sipas burimeve nga kjo drejtori, mbi bazën e kontrolleve të ushtruara nga inspektorët e saj, ishin vërejtur shumë raste të dyshimta në skemën e pensioneve, ku ish-minatorë, por jo vetëm, përfitonin pensione mbi bazën e dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara. Numrin më të madh të këtyre përfituesve, me dokumente të dyshimta si të falsifikuara e përbëjnë ish-minatorë që kanë punuar në minierat e Bulqizës dhe Batër të Martaneshit. Ndër dokumentet të dyshuara si të falsifikuara, kryesisht kanë qenë certifikatat e rreme, të lëshuara nga gjendjet civile, të komunave dhe bashkive, të cilat duhen rikonfirmuar nga poseduesit pensionistë. Por pastrimi i skemës së pensioneve për ish-minatorët e rajonit të Dibrës iu besua specialistëve të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore të Shkodrës, e cila ka sjellë shumë vonesa në këtë drejtim. Kështu edhe pse ka kaluar një vit nga bllokimi i këtyre dosjeve, ende procesi i verifikimit të tyre vazhdon. Të paktën 200 dosje minatorësh vazhdojnë të mbahen të bllokuara. Drejtori i DSSH-së Dibër, Fadil Begu, tha për "Shqip", se deri më tani janë verifikuar 420 dosje prej të cilave 79 kanë kaluar në duart e krimit ekonomik për ndjekje penale, ndërsa 50 të tjera, do të rihapen përsëri, pasi kemi hasur në kundërshtime të poseduesve të tyre. Ndër shkeljet më të rënda të konstatuara, vijoi Begu, është ajo kur personi ka dalë në pension edhe pse mosha e tij ka qenë nën periudhën e sigurimit të kërkuar prej ligjit. Veç kësaj, gjatë verifikimit janë vërejtur edhe raste të tjera shkeljesh kur emrat e personave përfitues nuk janë gjetur në regjistrat e indekseve të ndërmarrjeve të minierave, moskonfirmimi i punës në nëntokë, apo korrigjime në regjistrat themeltarë të periudhave të punës, si dhe dublime të tyre etj etj. Po sipas burimeve nga DSSH-ja Dibër, bëhet me dije, se gjatë punës për pastrimin e skemës së pensioneve të minatorëve, janë vërejtur të jenë përfshirë në falsifikim dokumentesh edhe ish-punonjës të kësaj drejtorie, të cilët janë denoncuar në Prokurorinë e Dibrës. Por deri më tani nga kjo prokurori nuk ka asnjë përgjigje për ecurinë e hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës, të përfshirë në skandalin e përfitimit të padrejtë të pensioneve për një numër të konsiderueshëm ish-punonjësish të nëntokës. Gjithsesi, bllokimi i pensioneve dhe zvarritja e verifikimit të dosjeve për një kohë kaq të gjatë i ka irrituar ish-minatorët, pasi gjendja ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi dhe mbijetesa e tyre është arritur vetëm nëpërmjet listave nëpër dyqane.