E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një sasi droge në tunel

Ende nuk janë përcaktuar poseduesit e një sasie lënde narkotike të gjetur të dielën pasdite në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, disa persona kanë njoftuar se kanë gjetur një çantë me lëndë të dyshimtë në një tunel të ish-repartit ushtarak në lagjen "5 Maji" . Nga shërbimet e policisë është konstatuar se brenda në një çantë sporti që ndodhej në fund të tunelit ishin futur 131 gramë heroinë 882 gramë marijuanë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›