E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur burri i vetmuar

Gjendet i vdekur në pragun e shtëpisë një 66-vjeçar nga fshati Reovë i Rrethit të Beratit. Hysen Hysenaj është gjetur pa jetë vetëm pak metra larg banesës së tij paraditen e djeshme. Trupi i pajetë është gjetur nga bashkëfshatarët dhe është dërguar në morgun e spitalit të Beratit ku u është nënshtruar ekspertimeve mjekoligjore. Sipas ekspertëve, në trup nuk ka pasur shenja dhune dhe vdekja e burrit që jetonte vetëm ka qenë natyrale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›