Dyshimi: vidhen 25 tonë naftë
Uniformat blu të Komisariatit të Policisë Ballsh kanë bllokuar mbrëmjen e së enjtes një tren që transportonte karburant nga Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh drejt pikave të shitjes së karburanteve shtetërore. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Ballshit mësohet se shkak i bllokimit të trenit me 10 vagonë cisternë është bërë shkelja e procedurave për marrje karburanti. Ka qenë ora 21:00 e mbrëmjes së enjte kur një prej rojeve të KPTHN-së, që ruante afër degës së furnizimit, ka sinjalizuar sallën e komandës së Komisariatit të Ballshit se: "një tren me disa vagonë cisternë është furnizuar me karburant në KPTHN, ndërkohë që nuk posedonte asnjë dokumentacion". Treni është ndaluar në një nga pikat e furnizimit me karburant, vetëm 300 metra larg uzinës së Ballshit. Mësohet se menjëherë është njoftuar shefi i Komisariatit të Ballshit, Viktor Agaj, dhe drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Shemsi Premçi. Dy krerët e policisë dhe uniforma të tjera nga policia e rendit dhe të seksionit të krimit ekonomiko-financiar në drejtori kanë shkuar në vendin ku është ndaluar treni dhe kanë vendosur që ta bllokojnë atë dhe sasinë e naftës që transportonte deri në një kohë të pacaktuar. Shkak i bllokimit, sipas shefit të Komisariatit të Ballshit, Viktor Agaj, mësohet të jetë bërë shkelja e procedurave të marrjes karburant.
Treni i bllokuar ka pasur, sipas burimeve zyrtare të policisë, 10 vagonë cisternë që ishin të mbushur me një sasi më shumë se 25 mijë litra naftë cilësore. Ai duhej të transportonte naftë nga KPTHN-ja drejt degës së shitjes së karburanteve në Durrës. Policia ka marrë në pyetje makinistin, si dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë ofruar asnjë dokumentacion lidhur me "mallin" që transportonin. Gjatë gjithë ditës së premte, treni me 10 vagonë të mbushur me karburant është ruajtur nga shërbimi i ruajtjes së KPTHN-së.
Drejtues të komisariatit të Ballshit shprehen zyrtarisht se, bllokimi i trenit është bërë për shkelje të procedurave të blerjes së karburanteve. "Nuk po hetojmë zyrtarisht asnjë person, ndërsa treni do të zhbllokohet në rast të paraqitjes së dokumenteve. Deri tani rezulton se pronarët e rinj të ARMO-s që menaxhojnë edhe KPTHN-në kanë ndryshuar procedurat e shitjes së karburanteve dhe deri në rast të mosmbërritjes së një urdhri lidhur me ndryshimin e këtyre procedurave unë duhet të zbatoj urdhrat e mëparshëm", tha për "Shqip" kreu i policisë së Ballshit, Viktor Agaj. Sipas tij, pritet që të mbërrijë udhëzimi i ri që i heq Policisë së Shtetit ruajtjen e KPTHN-së.
Gjithashtu, shefi i komisariatit ka pranuar se edhe herë të tjerë ka pasur mjaft probleme lidhur me sasitë e karburanteve që dilnin nga uzina. Ndërsa treni dhe sasia e karburantit qëndron e bllokuar, naftëtarët dhe punonjësit e KPTHN-së akuzojnë se ditët e fundit autobote dhe sasi të shumta karburanti kanë dalë prej KPTHN-së pa asnjë dokumentacion, çka, sipas tyre, lë vend për të dyshuar se po vidhet. Naftëtarët tregojnë se po anashkalohen pozicionet e tyre të punës vetëm e vetëm për të përfituar nga kjo periudhë kur drejtuesit e rinj të KPTHN-së janë duke u emëruar.