INSTAT: Rritet kostoja në prodhim
Në tremujorin e III të vitit 2008, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 111.7%, duke shënuar një rritje prej 0.2% kundrejt tremujorit të dytë 2008. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit është 7,1%. Industria nxjerrëse shënoi një rritje me 6,1%. Këtu përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet si "Nxjerrja e produkteve energjetike" me 7% dhe "Nxjerrja e produkteve joenergjitike" me 2,2%. Brenga degës "Industri Përpunuese", përmendim uljen e çmimeve të prodhimit të artikujve ushqimorë dhe pije me 4%. Indeksi i çmimeve në aktivitetet "Industria tekstile", kanë shënuar rritje me 0.8%. Kurse, kostoja e prodhimit për produktet vendase arriti 110.3%, duke shënuar një rritje prej 0.3% krahasuar me tremujorin e dytë 2008. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetet "Industria nxjerrëse" prej 6.2%, "Industria tekstile dhe veshjeve" prej 0.8%.