E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, emigrantët sjellin 280 milionë euro më pak

Ajo që parashikohej në teza teorie po kthehet në realitet. Rënia ekonomike në vendet ku punojnë emigrantët shqiptarë ka ndikuar në dërgesat e tyre drejt Shqipërisë, duke dhënë impaktin e parë të krizës. Shifrat e regjistruara nga Banka e Shqipërisë konsiderohen tepër pesimiste, duke paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë e vendit. Gjithsej janë rreth 280 milionë euro më pak të ardhura nga emigrantët në krahasim me vitin 2007, me një rënie afërsisht 13 për qind. Tashmë vendi ynë, përveçse duhet të përballet me një rritje të deficitit tregtar, i duhet të hartojë një strategji për balancimin e mungesës të fondeve nga remitancat, të cilat për vite me radhë kanë shërbyer si oksigjen për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Në raportin e saj të fundit, rreth "Zhvillimit të sektorit të jashtëm janar-shtator 2008", Banka e Shqipërisë thotë se, bilanci i transfertave korente gjatë periudhës janar-shtator regjistroi një suficit prej rreth 670 milionë eurosh. Peshën kryesore, rreth 78 për qind të të ardhurave në këtë kategori vazhdojnë ta zënë prurjet e emigrantëve shqiptarë me banim jashtë. "Gjatë kësaj periudhe, këto transferta kanë arritur në 623 milionë euro, duke mbuluar rreth 37% të deficitit të tregtisë së mallrave. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, këto transferta vlerësohen 13 për qind më të ulëta", raporton autoriteti më i lartë monetar. BSH e justifikon këtë rënie me një perceptim të ri që kanë emigrantët në drejtim të përdorimit të parasë së tyre. Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një zhvendosje e këtyre flukseve valutore nga ato për përdorim korent, në forma të ndryshme investimesh. Nga statistikat kemi rreth 200 mijë familje që përfitojnë të ardhura nga emigracioni, ku një pjesë e konsiderueshme i përdor paratë për konsum të përgjithshëm.

Në tërësi, ekonomia shqiptare vazhdon të përfitojë të ardhura në valutë prej punës së punonjësve sezonalë dhe investimeve të rezervave valutore të sistemit bankar në institucionet financiare jorezidente dhe njëkohësisht, të paguajë interesat për borxhin e jashtëm. Rezultati neto i transaksioneve në kategorinë e të

ardhurave ishte pozitiv edhe gjatë këtij nëntëmujori, dhe vlerësohet në rreth 194 milionë euro me një rritje vjetore prej 13%. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga investimet në formën e investimeve të portofolit dhe prej investimit te Banka e Shqipërisë zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për periudhën janar-shtator të vitit 2008 rezervës tonë valutore në institucione jorezidente. Njëkohësisht, flukset dalëse në formën e interesave të borxhit të jashtëm vlerësohen rreth 16 milionë euro me një rritje prej 23 për qind të së njëjtës periudhë të vitit 2007. Sipas BSH-së, të ardhurat nga puna, në krahasim me nëntëmujorin e vitit të kaluar, vlerësohen në rënie me rreth 67 për qind dhe kanë regjistruar shifrën prej 28 milionë eurosh.

BusinessWeek:

Shqipëria, më e prekura

Vendi ynë së bashku me Moldavinë dhe Taxhikistanin do të jenë më të prekurat nga rënia ekonomike në botë për sa i takon dërgesave të emigrantëve. E përjavshmja amerikane që trajton çështjet ekonomike, "BusinessWek", e cila u referohet dy raporteve më të fundit të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore për vitin 2008 dhe parashikimet për të ardhmen, e përmend Shqipërinë si vendin më të prekur nga kriza ekonomike, si rrjedhojë e rënies së dërgesave nga emigrantët. Sipas saj, pjesa kryesore e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali dhe Greqi, vende të cilat po përballen me recesionin ekonomik. Krahasimet për vendin tonë janë bërë për Evropën dhe Azinë Qendrore. Më me rrezik paraqitet Moldavia, ku remitancat zënë rreth 35% të PBB-së.

Të ardhurat nga emigrantët - 2007

Romania 6.8 miliardë USD

Polonia 5 miliardë USD

Serbia 4.9 miliardë USD

Rusia 4 miliardë USD

Bosnja 1.9 miliardë USD

Bullgaria 1.9 miliardë USD

Kroacia 1.8 miliardë USD

Shqipëria 1.5 miliardë USD

Armenia 1.3 miliardë USD

Taxhikistan 1.3 miliardë USD

Të ardhurat për PBB - 2006

Taxhikistan 36.2%

Moldavi 36.2%

Kirgistani 27.4%

Armenia 18.3%

Bosnja 17.2%

Shqipëria 14.9%

Serbia 13.8%

Gjeorgjia 6.4%

Romania 5.5%

Bullgaria 5.4%

Të ardhurat nga emigrantët

deri në vitin 2007

1992 152 milionë USD

1993 332 milionë USD

1994 307 milionë USD

1995 427 milionë USD

1996 551 milionë USD

1997 300 milionë USD

1998 504 milionë USD

1999 407 milionë USD

2000 598 milionë USD

2001 699 milionë USD

2002 734 milionë USD

2003 889 milionë USD

2004 1,161 milionë USD

2005 1,290 milionë USD

2006 1,359 milionë USD

2007 1,071 milionë USD



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›