Nuk zbatohet vendimi i gjykatës
Pronari fiton pronën e tij me vendim gjykate, Përmbarimi nxjerr disa urdhra për kthimin e pronës tek i zoti, por Këshilli i Qarkut të Vlorës nuk ia kthen. Bëhet fjalë për një automjet tip "Mercedez Benz", i cili është sekuestruar nga policia, me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha i ka kaluar Këshillit të Qarkut të Vlorës. I zoti i makinës shkon sa nga njëri institucion te tjetri me vendimin e gjykatës dhe urdhrin e Përmbarimit në dorë, por askush nuk i hap derën. Në pikën e rezervave të shtetit në Vlorë për çudi mori vesh se makina është transferuar zyrtarisht në prefekturë. E gjithë kjo histori ka nisur tetë muaj më parë, kur në datën 24 prill 2008, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës konfiskoi automjetin "Mercedez BenZ 320" me certifikatë pronësie Nr 0011505. Makina e sekuestruar kaloi në ruajtje pranë degës së rezervave të shtetit në Vlorë, ku qëndroi për tre muaj.
Më 16 korrik 2008, me një urdhër të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që mban numrin 92, automjeti tip "Mercedes Benz" me targë HU 347 K, të transferohet pa pagesë në Këshillin e Qarkut të Vlorës. Vendimi mban firmën e Kryeministrit dhe makina ka kaluar në përdorim të kryetarit të Këshillit të Qarkut të Vlorës, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një proces gjyqësor, i cili 12 ditë më pas, i jep të drejtë pronarit që të rimarrë automjetin e tij. Në vendimin e gjykatës theksohet se ky është një vendim, kundër të cilit nuk lejohet ankim. Nga ana tjetër, Përmbarimi ka nxjerrë një urdhër që makina të kthehet tek i zoti, por kryetari i këshillit të qarkut nuk zbaton as urdhrin e Përmbarimit.
Askush nuk pyet për vendimin e gjykatës dhe për urdhrat e zyrës së Përmbarimit, sepse urdhri i Kryeministrit është mbi vendimin e gjykatës. "Ne kemi çuar vendimin për kthimin e makinës, por kryetari i këshillit të qarkut nuk e ka zbatuar. Presim që ai të kthejë makinën", thotë përmbaruesi i Vlorës, Artan Balla.
Me urdhrin e Përmbarimit, gazetari i "Fiks"-it shkoi në Këshillin e Qarkut të Vlorës për të pyetur për arsyen e moszbatimit të tij, që mban datën 21 tetor 2008. Kërkoi me insistim një përgjigje nga kryetari i këshillit të qarkut, Agron Sharra, i cili nuk pranon në asnjë mënyrë të përgjigjet dhe mbyllet në zyrën e financës në bashki dhe nuk del prej andej.