Dyshimi, viktima shenjestër e atentatit

07/03/2005 Eksplozivi te “Don Bosko”, pritet denoncim për zhdukje, për identifikimin e të vrarit
Viktima që humbi jetën te pallatet "Don Bosko" dyshohet të ketë qenë shenjestër e atentatit me eksploziv. Kjo është një nga pistat e grupit hetimor, që merret me zbardhjen e çështjes. I është dhënë para, i është premtuar më tepër pas kthimit, por pastaj është ekzekutuar. Këto janë versione, që nuk janë bindëse për policinë dhe hetuesit deri në momentin e identifikimit të të vrarit.
Prokuroria
Policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ende të identifikojnë personin, i cili u ekzekutua mëngjesin e dy ditëve më parë në shkallët e katit të dytë të një pallati në rrugën “Don Bosko”, nga shpërthimi i një sasie eskplozivi, që dyshohet ta ketë mbartur vetë viktima në duar me qëllim kryerjen e ndonjë atentati. Duket se edhe karta e një telefoni celular, që është gjetur në vengjarje, nuk ka bërë të mundur njohjen e tij, pasi ka pësuar dëmtime gjatë shpërthimit dhe deri tanimë nuk është bërë i mundur zbërthimi i saj. Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar që të vihen në dijeni të gjitha komisariatet në Shqipëri dhe posaçërisht ato të rretheve, ku kanë shërbyer zyrtarët e lartë të drejtësisë që kanë shërbyer aty, që të lajmërojnë posa të mbërrijë ndonjë denoncim nga qytetarë të ndryshëm për zhdukjen e ndonjë të riu.
Identifkimi
Me sa duket identifkimi i personit, i cili mbeti i vdekur pas shpërthimit të një sasie eksplozivi, mëngjesin e dy ditëve më parë, do të mbetet në pritje të ndonjë denoncimi për zhdukje personi. Kjo, pasi nga verifikimet paraprake, që janë kryer për identifkimin e numrit të kartës celulare të gjetur në vendngjarje, nuk është bërë e mundur asgjë. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat thanë se mesa duket karta telefonike është dëmtuar rëndë gjatë shpërthimit dhe nuk mund të vihet në përdorim për të identifikuar numrin dhe më pas personin, i cili u shkrumbua duke u shpërfytyruar. Burimet sqarojnë se në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë provë materiale, që bënë të mundur identifikimin e viktimës. Për këtë shkak, janë lajmëruar të gjitha komisariatet e vendit, që të vënë në dijeni Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo denonvim, për zhdukje personi të seksit mashkull. Ky urdhër i dhënë nga prokuroria është lëshuar me arsyetimin se familjarët e viktimës, do ta ndjejnë mungesën e tij dhe patjetër, që herët apo vonë do denoncojnë në polici, zhdukjen e të afërmit të tyre. Burimet sqarojnë se kjo kërkesë, u është bërë zyrtarisht të gjitha komisariateve të rretheve dhe qyteteve, ku më parë kanë qenë me detyrë zyrtarët e drejtësisë, të cilët banonin në të njëtin pallat, që ndodhi ngjarja, por në një hyrje tjetër. Kjo, pasi dyshimet paraprake të policisë janë se viktima ka pasur synim atentatin kundër ndonjë personi tjetër. Por, nga verifikimet e banorëve të pallatit, që rezultonin të ishin kryesisht invalidë të luftës “Nacional-Çlirimtare” dhe marrja në pyetje e tyre rezultoi, që ata të mos kishin konflikte. Gjithashtu, vazhda e gjakut, që lindi dyshimet për një bashkëpunëtor të mundshëm, rezultoi të përbëhej nga gjak i mpiksur. Ndërsa, nuk u gjet asnjë person i plagosur në pallat. Për këtë arsye, dyshimet paraprake të policisë janë se viktima, mund të jetë paguar, për të kryer atentat kundër ndonjë personi banues në atë zonë.
Hetimi
Dy janë pistat paraprake të ngritura nga policia, për shpërthimin e një sasie eksplozivi në një pallat në rrugën “Don Bosko”. Dyshimet kryesore janë për atentat të mundshëm, ndaj ndonjë zyrtari të lartë të drejtësisë, të cilët jetojnë në hyrje aty pranë. Sipas policisë, dyshohet që viktima të ketë qenë paguar për kryerjen e atentatit. Kjo pasi në xhep i janë gjetur 700 euro. Por, aty pranë është gjetur e mbështjellë në një qese plastmasi një copë bukë dhe dy qofte zgare. Fakte këto që kundërshtojnë njëra-tjetrën, duke ngritur dyshimet se viktima ka qenë ekonomikisht i dobët dhe 700 eurot mund të jenë parapagesa për kryerjen e atentatit. Dhe në momentin, që ai është drejtuar për të gjetur objektivin e tij, një zile aksidentale dyshohet të ketë shpërthyer eksplozivin që mbante në duar, ku mendohet të ketë qenë i montuar te celulari. Bazuar në këtë fakt, dyshohet që karta të ketë qenë e përdorur më parë. Ndërsa, pista tjetër është që dikush tjetër mund të ketë vrarë viktimën, duke i vendosur sasinë e eksplozivit. Por, burimet e policisë sqarojnë se nga verifikimet paraprake rezulton, që në pallat të mos mungojë njeri, veç një familje laçianësh, që banonin aty të cilët janë larguar prej disa javësh. Ky fakt ka hedhur edhe dyshimet se viktima ka pasur si synim kryerjen e atentatit, kundër ndonjë personi tjetër mëngjesin e të shtunës rreth orës 03.00, por aksidentalisht një zile mendohet të ketë shpërthyer eksplozivin duke i marrë jetën dhe duke e bërë fare të paidentifikueshëm.
Kërkesa
Morgu kërkon ndihmë për të identifikuar të vrarin
Policia e kryeqytetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilëve u mungon prej dy ditësh një pjesëtar i familjes i seksit mashkull, mbi të cilin nuk kanë asnjë lajm që të paraqiten në morgun e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, për të identifikuar viktimën e shpërthimit të eksplozivit, të dy ditëve më parë, në një pallat në rrugën “Don Bosko”. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat thanë dje se u bëjnë thirrje të gjithë atyre qytetarëve, të cilëve u mungon prej dy ditësh ndonjë i afërm, që të denoncojnë zhdukjen duke servirur të dhëna fizike dhe mundësisht t’a identifikojnë në morg. Sipas policisë, viktima është i seksit mashkull dhe ka të veshur një kostum, që mendohet të jetë i kushtueshëm, ndërsa nuk ka mbetur asnjë provë tjetër për të mundësuar identifikimin e tij. Edhe karta e telefonit, që i është gjetur ka pësuar dëmtime nga shpërthimi dhe është e vështirë të deshifrohet përfundojnë burimet e policisë.
Deklarat e Drejtorit të policisë së Tiranës
Drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, gjatë një konference për shtyp sot u shpreh se "niveli i kriminalitetit në këtë Qark është në parametra normal, sipas standarteve europiane." Këtë deklarim për shtyp, Drejtori Dervishi e bëri pas disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet ditët e fundit. "Policia e Tiranës është e angazhuar, për të zbardhur dhe identifikuar autorët e këtyre ngjarjeve", theksoi Dervishi. Lidhur me vrasjen e biznesmenit, Vajdin Lame dhe mikut te tij, Artan Arsi, Drejtori Dervishi sqaroi se "për herë të parë është ngritur një grup i përbashkët hetimor prokurori-polici, i cili po punon për zbardhjen e çështjes". Ndërsa për shpërthimin të një sasie eksplozivi në një pallat pranë rrugës "Don Bosko në Tiranë, kreu i policisë së kryeqytetit ka theksuar se "në këtë pallat banojnë zyrtarë të lartë, por në një shkallë tjetër dhe se nuk kanë qenë ata shënjestra e atentatit".