Njohja me Aldo Baren dhe"krimet" e mia
07/03/2005 Është arrestuar në 14 prill 2000, vetëm pak ditë pas kryerjes së një vrasjeje në Lushnjë. I pandehuri Maksim Çela, ka pesë vjet i arrestuar. Ka qenë i pranishëm në një proces gjyqësor, të zhvilluar nga Gjykata e Elbasanit, e tashmë është i ulur në bankën e të akuzuarëve, para Krimeve të Rënda. Mbi të rëndojnë akuza e bashkëpunimit në vënien e bombës në stadiumin e qytetit. Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit ka marrë pafajësi për akuzën e vrasjes së oficerit Klenti Bano. I pandehuri pranon të tregojë gjithë historinë e jetës së tij për gazetën "Metropol".
Kur jeni arestuar, akuza juaj e parë me të cilën jeni marrë i pandehur?
Jam arrestuar në datë 14 prill 2000, rreth orës 22.30 minuta, në shtëpi. Policia përmbysi çdo gjë dhe kur nuk ariti të gjente asgjë për të dyshuar, më shoqëruan në komisariat, me preteksin për të sqaruar disa gjëra. Që në momentin e parë, që shkela në komisariat jam dhunuar. Më kanë pyetur për një vrasje, që ishte bërë atë ditë në Lushnjë. Këtë vrasje e kam marrë vesh gjatë pyetjeve. Atë ditë kam qenë në shtëpi me ustallarët duke punuar. Atë natë dhe të nesërmen janë arrestuar me dhjetra persona në qytet mes të cilëve edhe ustallarët e mi, të cilët u pyetën për vendndodhjen time, madje janë pyetur edhe punonjës policie. Pasi u vërtetua adresa ime edhe nga punonjësit e policië, mu ndryshua akuza nga vrasje në vënie bombe. Në këtë moment, kërkova të mbrohem me avokat. Hetuesit e mi u inatosën dhe filluan nga e para. Unë i ziu i kërkova avokatin, mbasi duke jetuar 10–të vjet në vende perëndimore kisha mësuar se dhe për gjëra të vogla qytetari kërkon avokat. Edhe pas këmbënguljes sime, përfundova me akuzën e vënies së bombës. Ndonëse u bënë disa seanca gjyqësore në Elbasan me këtë akuzë, nuk doli asnjë provë apo dëshmitar që të thoshte të kundërtën. Sikur edhe me fjalën "mundet". Ndonëse në mënyrë krejt të kundërshtueshme me ligjin fjala "mundet" është në favor të të akuzuarit. Unë isha i detyruar ta pranoja vendimin e gjykatës, në rast se do të thuhej kjo fjalë. Fjala "bombë" të tremb, kështu pa fakte vendoset dënimi nga lart
Emri juaj përmendet si autor i vënies së bombës. Akuzoheni edhe për disa vepra të tjera?
Në dosje emri im ka patur vetëm një akuzë atë të vënies së bombës në stadiumin e qytetit. Ndërsa, në korrik 2003, më është bërë e ditur edhe akuza e vrasjes në bashkëpunim të një oficeri policie. Për akuzën e dytë kam dalë i pafajshëm. Por, sa kam dëgjuar në gjyqet e zhvilluara, del se bombën e paska përgatitur një inxhinier armatimi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga prokuroria dhe po ky inxhinier pa emër, na qenka shpërblyer nga shteti për çaktivizimin e bombës. Ndërsa, në vazhdim të procesit na del se bombën na e paska vënë një person i quajtur Petrit, (është emri i Petrit Liçit dhe ky i pandehur). Atherë përse nuk përcaktohet roli im në këtë proces dhe për të justifikuar mbajtjen time në burg për 5 vjet, më ngritën një akuzë tjetër.
Jeni duke u gjykuar si pjesmarrës në të ashtëquajturin "banda" e Lushnjës. Ç'të lidh me këtë grup?
Po t'i referohemi dokumentave dhe seancave gjyqësore të zhvilluara në Elbasan, nga 11 persona, përveç meje të gjithë u akuzuan nën akuzën e pjesmarrjes në grup. Unë ju them se i ashtëquajturi grup, më shumë është ngritur nga keqpërdorimi i medias. Përsa i përket personit tim, në vitin 1999 në tetor- nëntor kur është bërë arrestimi i mbi 20 personave në të ashtëquajturin grup, emri im nuk ka figuruar në këtë listë si kontigjent i policisë. Nga kjo kohë e deri në arrestimin tim, unë kam punuar në biznesin tim, nga Gjermania në Shqipëri. Kam shitur makina dhe pjesë të tyre. Kam hyrë e kam dalë nga komisariati për punën e regjistrim–çrregjistrimit të makinave. Këtu fillon edhe tragjedia ime në këtë biznes. Si shumë qytetar lushnjar, që vinin tek unë për porosi makinash dhe pjesë këmbimi, kanë ardhur edhe familjarët e Alfred Shkurtit. Ata kishin nevojë për pjesë këmbimi për makinat e tyre. Sa herë vija nga Gjermania, ju rregulloja me pjesët që sillja makinat. Makinat e tyre i ngisja pas riparimit dhe më pas ia jepja duke marrë pjesën që më takonte. Kjo është njohja ime me familjarët e Alfredit, për të cilët unë ruaj ende respekt. Kjo është historia që këta shefat e policisë kanë shfrytëzuar, duke hedhur akuza mbi mua për të rënduar atë që e quajnë "banda" e Lushnjës. Kjo ka qenë e vetmja mundësi e shfrytëzuar nga specialistët me sukses. Duke mos patur asnjë akuzë të ngritur me fakte dhe prova në vitin 1997-2000 ndaj Alfred Shkurtit, sajuan mbas vitit 2000 mjaft akuza qesharake, të cilat nuk bindnin. Madje edhe vet ata që akuzojnë nuk janë të bindur. Ka edhe nga ata që janë shprehur(nuk kemi çtë bëjmë).
Thuhet se jeni shok i ngushtë me Alfred Shkurtin?
Po është e vërtetë, unë kam qenë shok dhe dua të jem. Nuk e kam takuar qysh në vitin 1987, mbasi kemi qenë shokë fëmijërie. Ai më vonë vazhdoi punë në polici në FNSH dhe s'kishim si të takoheshim. Më vonë në vitin 1990, unë u largova në emigracion, kurse Alfredi ka qenë në punë deri në vitin 1992-1993. Kjo ka qenë njohja ime me të. Qenia shokë fëmijërie, është shfrytëzuar nga këta shefat e policisë, por unë kam merak se me gjithë këto akuza që më kanë ngarkuar a do të provohet ndonjëra prej tyre. Kam mendimin se edhe Alfredi nuk i beson këto akuza qesharake, mbasi që kur ishim adoleshent unë nuk vrisja dot një harabel dhe jo tani që jam familjar dhe me fëmijë.
Jeni konsideruar një nga personat e afërt të Shkurtit dhe më i rrezikshëm në grup. Përse ka ndodhur kjo?
I rrezikshëm unë jam quajtur në disa gazeta ( dhe këto të importuara nga dikush) dhe në asnjë vend tjetër. Në qytetin tim të lindjes më njohin shumë veta. Edhe vet prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore të qytetit të Lushnjës, që e dinë të vërtetën dhe e mbulojnë. Ata qeshin kur i lexojnë akuzat se nuk i besojnë syve që mund t'i kem bërë unë. Aq më tepër që nuk më lidh asgjë me këto lloj akuzash. Mua nuk më përshtatet asnjë epitet, nuk kam qenë problematik, kontigjent policie, manjak, pijanec ordiner, s'kam qenë i varfër ekonomikisht, as ekstremist i ndonjë force politike. Prandaj, ata që i kanë shkruajtur këto dokumenta nuk i besojnë as vetë dhe në fakt nuk është për tu besuar, sepse unë jam i pafajshëm. Por, unë arrij t'i besoj këta njerëz që më ngrenë gjithë këto akuza, ndërkohë që në grup jam i vetmi person i martuar dhe me fëmijë, kurse të tjerët që akuzohen në të ashtëquajturin grup, janë në moshë rinore e beqarë. Nuk kam se çfarë të them për rrezikshmërinë time, se ju shumë thjeshtë mund të pyesni cilindo qytetar të qytetit tim.
Shpreheni se nuk keni lidhje me asnjë akuzë. Përse ju kanë futur në rreth madje ju kanë vënë akuza të rënda ?
Nuk di as vetë si ta kuptoj fjalën skandal. Unë ju kam shpjeguar se nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk kam patur as kohë e vend për t'u përfshirë në skandale, as unë e as familjarët e mi. Babai im ka punuar në organet e policisë fillimisht. Vëllai i madh është mjek i njohur për punën e tij në Lushnjë, vëllai i dytë ka punuar në polici dhe kur vdiq ishte 37 vjeç në vitin 1992. Policia i bëri nderimet e duhura. Po kështu dhe dy vëllezërit dhe motrat janë të njohur të qytet. Unë vet kam punuar pak kohë se siç ju thashë në vitin 1990 ika në Greqi dhe më vonë në Gjermani. Në Shqipëri kthehesha provizorisht vetëm për biznes. Ku është koha e skandalit? Çfarë skandali mund të kenë bërë familjarët e mi. E ndaj kujt duhet të hakmerresha unë. Ju kam shpjeguar edhe më lart se më kanë akuzuar për shumë vepra penale. Me anë të emrit tim e të disa të tjerëve shumë vetë janë munduar të bëjnë karrierë. Shteti fut në burg njerëz të pafajshëm dhe për të rënduar Alfredin ,i cili nuk ndodhet në Shqipëri.
Në rast se e quani veten të pafajshëm, kush ju ka futur në grackë?
I pafajshëm jam dhe do të jem gjithë jetën time. Këtë e them me bindje të plotë. Personat që më kanë futur në grackë janë të veshur me uniformën e policisë së shtetit dhe unë i përmend pa frikë. I pari është Pëllumb Molla. Ka qenë inspektor policie në MRP. Mbas arrestimit tim atë e bënë Drejtor Policie në Korçë. Sinan Meta është më kryesori. Ai ka pregatitur skenarin komik, sikur e kanë qëlluar në lokalin "Blerimi" në Lushnjë ku terroristët lëshuan qindra plumba dhe ai nuk u gërvish. E më keq deri tani nuk ka asnjë autor se kush e ka goditur. Në Lushnjë thonë " a ka plumba të mos dalin nga gëzhojat se edhe gëzhoja nuk janë gjendur". Pra, kemi të bëjmë me mjeshtra manipulimesh që për llogari klanesh mafioze e mijëra dollarësh të marra, kanë patur qëllim të sekuestrojnë pasuri të mëdha, që flitet në rrethin e Lushnjës se e disponon familja e Idajet Shkurtit. Përdor forma të poshtra për të gjunjëzuar njerëzit. Një specialist antiterrori në MRP, përgatiti në mënyrë tepër të specializuar me gjithë dinakërinë e tij ish-punonjësin e armatimit, që të prodhojnë një minë për ta vendosur në stadiunim e qytetit dhe për ta çaktivizuar në momentin e duhur, gjë të cilën e përmend prokuroria në seancat gjyqësore. Dhe ky person nuk identifikohet me emër. Si ka mundësi? A nuk është kjo lojë e këtyre mafiozëve?. Ka qenë një inspektor policie në Lushnjë dhe një nga ingranazhet kryesore në këtë lojë. Vazhdon të japë informacione të rreme nëpër gazeta, arreston njerëz të pafajshëm dhe u thotë që të flasin keq për personat, që i interesojnë se do t'u sigurojë viza për në Amerikë e Kanada. Këtë ofertë ma kanë bërë edhe mua kur më kanë arrestuar. Megjithë këto oferta, që ka bërë ky "ambasador" nuk i doli një dëshmitar në krahë. Por kuptoni se edhe ky është i përlyer e nuk del dot nga thesi me dollarë. Për atë që ka bërë dhe si i bindur që ishte u ngrit në detyrë e u bë shef i antiterrori në polici.
Akuzat sipas dosjes së Prokurorisë
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datë 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datë 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klendi Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datë 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datë 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datë 23 nëntor 1998. Ndërkohë akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiunin e Lushnjës, në datë 25 mars 2000. Në datë 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klendi Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klendi Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klendi Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datë 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datë 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.