Lame, “AMC” e “Vodafone”, do zbardhin Alo-n e mesnatës

07/03/2005 Prej disa ditësh kanë filluar verifkimet e numrave të papërdorur që morën thirrje me 28 shkurt
Prej disa ditësh, kompanitë celulare në vend, “Vodafone” dhe “AMC”, kanë marrë në dorë një kerkesë zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për bashkëpunimin në verifkimin e numrit që i bëri thirrje celularit të montuar në eksplozivin që shpertheu orën e parë të së hënës duke marrë jetën e biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi. Verifkimi ka filluar prej disa ditësh, duke u përqëndruar kryesiht në numrat e blerë gjatë pesë muajve të fundit dhe të papërdorur deri të dielën. Ndërsa do të përzgjidhen të gjithë numrat telefonik celular që kanë kryer dhe kanë marrë thirrje pas mesnatës së të dielës rreth orës 00.40 të ditës së hënë.
Kërkesa
Disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka përcjellë nga një shkresë zyrtare kompanive celulare në vend me qëllim identifkimin e numrave që kanë kryer dhe marrë thirrje, në mometin që ka shpërthyer eksplozivi. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se kompanitë celulare kanë filluar verifikimin dhe se së shpejti pritet një përgjigje zyrtare lidhur me dy numrat që kanë kryer dhe kanë marrë thirrje pikërisht në momentin e shpërthimit. Burimet shpjegojnë se në dokumentin e përcjellë nga prokuroria është kërkuar që të gjenden të gjithë numrat që kanë kryer dhe kanë marrë thirrje në atë moment si dhe identitetin e personave që i disponojnë. Kjo për ata numra të cilët janë blerë me dokumentacion të rregullt dhe kompanitë celulare disponojnë identitetin e klientëve. Ndërsa për ata numra që do të përzgjidhen dhe të cilëve nuk u dihet blerësi, është kërkuar që të bëhet e mundur identifikimi i celularit që është përdorur. Kjo sipas prokurorisë arrihet me anë të një kodi sekret që ka çdo aparatet celular të cilët mund të identifikohen edhe nëpërmjet kartës që përdoret aty.
Verifikimi
Verifkimi i dy numrave që mundësuan shpërthimin e eksplozivit që ekzekutoi Lamen dhe mikun e tij Artan Arsi, do të fillojë në dy linja. Pikësëpari do të verifkohet ai numër i cili ka marrë zile rreth orës 00.40 të ditës së hënë. Sipas prokurorisë dyshohet që ky numër të ketë qenë i papërdorur më parë me qëllim mënjanimin e ndonjë zile aksidentale që mund të aktivizonte eksplozivin në mometin e gabuar. Gjithashtu, dyshohet që numri të jetë blerë pas atentit te TVA ku lame mbeti i plagosur e deri ditën e shtunë, pasi numri kërkon një farë kohe për tu aktivizuar, sqarojnë burimet. Nisur nga këto dyshime, mësohet se të dy kompanitë celulare, për të shkrutuar afatin kohor, kanë filluar fillimisht verifkimin e të gjithë numrave të blerë gjatë këtij harku kohor disa mujorsh të cilët nuk janë vënë në përdorim vetëm ditën e djelë dhe pas menatës rreth orës 00.40 kanë pasur vetëm një thirrje. Gjithashtu do të verifikohen edhe të gjithë numrat celularë të cilët kanë kryer thirrje në atë moment. Ndërsa do të fillojë përjashtimi përsa u përket numrave të cilëve u identifikohen blerësit që do të rezultojnë jashtë kudarit të çdo dyshimi për autorësinë e mundshme të kësaj ngjarje. Burimet thonë se do të seleksionohen vetëm ato numra që kanë kryer thirrje dhe jo ata që rezulton të kenë kryer biseda telefonike në atë orë. Kjo pasi është fakt që numri që i përkiste celularit të montuar në eksploziv ka marrë vetëm thirrje, thonë burimet. Ndërsa pas konkludimit të dy numrave të dyshuar që kanë kryer dhe marrë thirrje duke mundësuar kështu aktivizimin e eksplozivit, të verifkohet për të zbuluar blerësit dhe përoruesit e tyre. kjo pasi të paktën numriqë ka marrë thirrje dhe që ka qenë në celularin e eksplozivit është blerë i papërdorur dhe dyshohet të jetë vënë në punë atë ditë me qëllim eleminimin e çdo thirrje akzidentale që mund të dështonte atentatin, përfundojnë burimet e organit të akuzës.
Të pakta thirrjet e bëra në momentin e shpërthimit
Prokuroria dhe policia kanë ngritur dyshimet se numrat telefonik celularë, që kanë marrë thirrje në momentin që shpërtheu eksplozivi, duhet të jenë të pakët. Kjo për vetë faktin se përjashtohen të gjithë ata numra, nëpërmjet të cilëve janë kryer biseda telefonike, pasi është e konkluduar se numrit, që ka qenë në celularin e montuar në eksploziv, i është bërë vetëm thirrje, thonë burime të organit të akuzës. Edhe koha në të cilën është kryer thirrja me pasojë shpërthimin, rreth orës 00.40 të ditës së hënë, është tjetër fakt, që ngushton sasinë e numrave që janë thirrur, shtojnë burimet. Këto fakte lehtësojnë verifikimet dhe ngushtojnë rrethin e numrave të dyshuar. Ndërsa, më pas ata do të seleksionohen në bazë të identifikimit të gjeneraliteteve të poseduesve të tyre. Burimet thonë se do të përjashtohen të gjithë ata numra të personave, mbi të cilët nuk ka dyshime për autorësinë e ngjarjes, duke arritur deri në një numër të vetëm që do të konkludohet si i dyshuari për aktivizimin e eksplozivit.
Telefoni, e vetmja provë që mund të zbulojë autorët
Duket se identifikimi i numrit telefonik, që mori thirrje të djelën pas mesnate dhe që ndodhej në celularin që aktivizoi tritolin, mund të jetë e vetmja provë për të çuar tek ndonjë autor i dyshuar. Kjo për vetë faktin, se gjatë sekuestrimit të provave materiale të sekuestruara në vendngjarje, policia dhe prokuroria nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të autorëve. Burime të policisë shprehen se nuk ka asnjë provë materiale, mbi të cilën mund të ngrihet ndonjë dyshim kundër ndonjë personi se autor i mundshëm. Dhe e vetmja pikë, që është përqëndruar hetimi është identifkimi i numrave celularë që mundësuan shpërthimin, sqarojnë burimet. Vetëm identifikimi mund të ndezë dritën jeshile drejt autorëve të mundshëm, por prapë duhet një verifikim i dytë dhe një hetim intensiv, për të zbuluar poseduesit e këtyre numrave, theksojnë burimet. Ato shtojnë se edhe nëse identifikohen numrat, është e vështirë të gjenden gjeneralitetet e atyre që i kanë blerë. Kjo për faktin se numra të papërdorur mund të blihen edhe pa dokumentacion përkatës, ku të shënohet identiteti i marrësit, përfundojnë burimet.
15 tetor 2004
Atentati i parë ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj te TVA, ku u plagos lehtë. Me të ishte dhe inxhinier Xhevahir Ngjeçari
28 shkurt 2004
Atentati i dytë ndaj Lamajt me pasoje vdekjen. Bashkë me të humbi jetën dhe miku i tij Artan Arsi
2 mars 2005
Prokuroria kërkon nga kompanitë AMC dhe Vodafon të verifikojnë telefonatat e mesnatës së 28 shkurtit kur ka ndodhur atentatit me pasojë vdekjen
4 mars 2005
Prokuroria bashkon dy dosjet e atentateve në një të vetme, pasi dyshon në një autor të përbashkët