E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet në det për 24 orë,trageti “Riviera del Conera”

06/03/2005  Panik tek udhëtarët, mungesë informacioni në Kapitenerinë e Portit të Durrësit

DURRËS – Një gjë normale që një traget e kryen për 18 orë, e ka kryer për 42 orë (24 orë më shumë) për shkak të motit të keq. Për shkak të kursit të drejtimit të udhëtimit, vonesa më e madhe është regjistruar në mbërritjen e tragetit “Riviera del Conera” në Potin e Durrësit. Udhëtimi i stërzgjatur ka detyruar tragetin të strehohet në brigjet e Kroacisë, ndërsa situata e krijuar ka shkaktua panik tek udhëtarët.

Vonesa

Trageti është nisur rreth orës 19.00 të datës 3 mars (e enjte) nga porti Ankonës dhe ka mbërritur në sheshin e trageteve të portit të Durrësit në mesditën e 5 marsit (e shtunë). Sipas Kapitenerisë së portit të Durrësit, mësohet se trageti, me 73 udhëtarë në bord ka prekur sheshin e trageteve 24 orë me vonesë. “Riviera del Conera” nisur në një udhëtim normal me det të qetë dhe pa avari në lundrim duhej të përshkonte rrugën detare nga Ankona deri në Durrës për 18 orë, ndërkohë që udhëtimi ka zgjatur plot 42 orë, derisa udhëtarët kanë mundur të zbresin në portin e Durrësit.

Trageti “Riviera del Conera” e ka kaluar natën e së shtunës i strehuar në brigjet kroate dhe vetëm dje në mëngjes është nisur drejt Durrësit, për të përshkuar edhe 120 miljet e mbetura, duke u ankoruar në sheshin e trageteve në Durrës, rreth orës 13.00 të ditës së djeshme.

Ekuipazhi

Ekuipazhi i tragetit ka bërë të ditur se shkak për vonesën, ndër më të gjatat në lundrim, është bërë koha e keqe, e cila i kishte detyruar ata të kërkonin strehim në portet e Kroacisë. Trageti, me udhëtarë dhe rreth 80 automjete të mëdha e të vogla, ka udhëtuar pa ndalesë 186 milje, ku edhe është ndaluar në ishujt e Kroacisë, në afërsi të portit të Dubrovnikut. Sipas të njëjtave burime nga ekuipazhi mësohet se deti ka qenë me forcë 8 ballë dhe era me drejtimin jug-jugperëndim, me shpejtësi 15-16 m/s ka vështirësuar lundrimin, duke i detyruar të bëjnë ndalesë të detyruar në ishjut e Kroacisë.

Sipas ekuipazhit, mësohet se në kohën e nisjes së stuhisë detare, ata kishin bërë në 5 orë vetëm 7 milje, ndërkohë që trageti ndër më të mëdhenjtë e linjave të gjata, siç është ajo Ankona-Durrës, që lundrojnë me 15 milje në orë, duhet të kishin përshkuar 75 milje.

Udhëtarët

Janë të paktë udhëtarët, të cilët zgjedhin udhëtimin me traget nga Ankona drejt Durrësit, pasi lundimi është shumë i gjatë. “Riviera del Conera” ka një kapacitet prej 828 udhëtaresh dhe 416 automjete, por në udhëtimin e djeshëm ka pasur vetëm 73 udhëtarë.

Sipas ekuipazhit, gjatë lundrimit tek udhëtarët dhe kryesisht te gratë dhe fëmijët është shfaqur frika, e cila ka arritur deri në panik. Forca e madhe e detit ka bërë që trageti të pësonte lëkundje të mëdha dhe krahas frikës tek udhëtarët është vërejtur edhe marrje mendsh, të vjellta dhe stres.

Shqetësimi i tyre është shtuar me kalimin e orëve, pasi trageti është detyruar të ecë shumë ngadalë dhe dallgët që përpjaseshin me tragetin kanë shtuar frikën e mbytjes së tij. Ndërkohë edhe ndalimi i detyruar në ishujt kroat ka ndikuar edhe më tej në gjendjen psikologjike të udhëtarëve, ku mësohet se mes tyre ka pasur edhe disa fëmijë të moshës 5-6 vjeç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›