Në vitin 2001 u hodh në erë shtëpia e Azgan Haklajt
07/03/2005 Shtëpia e deputetit të PD-së, Azgan Haklaj, ka qenë shënjestër e një shpërthimi eksplozivi katër vjet më parë. Ashtu si dhe në banesën e mësuesit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në tetor të vitit 2001, dhe si pasojë e atentatit ka mbetur e vdekur kushërira e parë e parlamentarit, Shote Haklaj. Përveç saj, janë plagosur dhe gjashtë të tjerë, mes tyre edhe e ëma e deputetit. Pallati pësoi dëme të konsiderueshme, duke lënë mbi 80 banorë pa strehë për një kohë të gjatë. Haklaj dhe e shoqja, natën e ngjarjes, nuk ndodheshin në shtëpi dhe kjo mungesë u ka shpëtuar jetën. Vajtja në Tropojë e forcave speciale, FNSH dhe RENEA, nuk ka sjellë kapjen e ndonjë autori.