Pakuptësia e një "marrëveshje të fshehtë Nano-Berisha"
06/03/2005 Një nga temat më joshëse të konspiracisë parazgjedhore është "një marrëveshjë e fshehtë Nano-Berisha", sipas së cilës, "Nano lëshon pushtetin Berishës për të marrë më vonë presidentin". Përveç të tjerëve me pompozitetin e "demaskimit", sikur të kishte denoncuar Traktatin e Fshehtë të Londrës për copëtimin e Shqipërisë, këtë e artikuloi publikisht Partia e Legalitetit.
"Nëse faktet janë kundër meje, aq më keq për faktet", tha një herë Kanti. Pikërisht, në këtë logjikë, mund të inkuadrohej edhe ideja e një "marrëveshjejeje të fshehtë Nano-Berisha" për këto zgjedhje. Nuk ka asnjë informacion të besueshëm se kjo marrëveshje ekziston apo nuk ekziston në formën e një një pakti të bërë me korrierë, mesazherë apo marrëveshje të mirëkuptuar pa fjalë mes dy liderëve. Kjo është në plan të dytë. E rëndësishme është që në demokraci nuk mund të ketë marrëveshje të kësaj natyre, që bie në kundërshtim në sistemin logjik, dhe për më tepër me principet bazë të sistemit demokratik.
Ideja e pushtetit, në kuptimin e një gare politike, është e panegociueshme, bile dhe pjesë të tij janë të panegociueshme mes dy palëve, që luftojnë për të njëjtën gjë. Sepse pushteti, sikurse disa gjëra të tjera, është një dhe i pandarë në esencën e tij.
Edhe ajo që duket si "marrëveshje për pushtet" mes rivalëve, në fakt nuk është vetëm se një kalkulim prespektiv i aktorëve, të cilët në një moment të caktuar, kur ka një raport të caktuar forcash, bëjnë të mundur një largim pa kosto nga pushteti, në funksion të së ardhmes.
Po kaq e thjeshtë është kjo e vërtetë edhe në Shqipëri. Nëse Nano do të ketë mundësi ta mbajë pushtetin, ta ruajë shumicën me mjete legjitime, ose jo, ai do ta bëjë, apo do të bëjë ç'është e mundur që ta mbajë, duke bërë në këtë mes të gjitha llogaritë që bën një politikan, për kostot dhe përfitimet nga një akt i tillë.
Në këtë kuptim, ai nuk ka pse të bëjë asnjë marrëveshje me Berishën për çështjen e pushtetit. Nano dhe Partia Socialiste nuk kanë pse të "marrin prej Berishës një gjë të vogël dhe të japin një gjë të madhe", pra të lëshojnë qeverinë për të bërë Nanon president. Nëse ata e kanë të mundur të mbajnë shumicën, apo ta fitojnë atë, s'ka logjikë që t'ia dhurojnë pushtetin Berishës.
E njëjta analizë mund të bëhet nesër me rastin eventual sipas kësaj "teorie konspirative" Berisha vjen në pushtet dhe "i kthen Nanos borxhin". Nëse nesër Berisha do të ketë mundësi të mos jetë i kushtëzuar nga votat e Partisë Socialiste për të zgjedhur Presidentin e Republikës në mandatin e ardhshëm, atëherë ai nuk ka pse të mos zgjedhë një kandidat të partisë së tij, apo afër shumicës. Nëse mundet Berisha, nëse kalkulon se është më mirë të mos votojë një kandidat të opozitës, qoftë ky Nano për presidentin e ardhshëm, ai s'ka pra pse ta bëjë fare.
Pra, janë dy mundësi teorike, në bazë të të cilave nuk qëndron logjikisht ideja e një marrëveshjeje të tillë: e para që, Nano mundet ta ketë mundësi ta mbajë pushtetin është ashiqare e qartë se ai nuk ka pse t'ia dhurojë atë Berishës. Dhe mundësia e dytë, nëse ai nuk ka mundësi të rifitojë zgjedhjet apo t'i manipulojë ato, është e qartë se Berisha i fiton vetë zgjedhjet dhe as në këtë rast nuk ka asnjë arsye të themi "se i fitoi" në marrëveshje me Nanon. Pra, i fitoi vetë, sepse Nano nuk mund të fitonte dot.
E njëjta gjë në një rast hipotetik në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ka sërish dy mundësi: E para, nëse Berisha i ka numrat, ai e zgjedh vetë me shumicën e tij parlamentin. E dyta, nëse i ka numrat në parlament, atëherë ai është i kushtëzuar nga kjo gjë dhe do të bëjë llogaritë kosto/efekt. Pra, edhe në rastin e dytë, kur është i kushtëzuar, sërish nuk ka vend për marrëveshje.
Ideja e "marrëveshje të re Nano-Berisha" në fakt nuk është një absurditet i thjeshtë. Ai është vazhdim logjik i asaj mënyre të gjykuari, që është rëndom në qarkullim, ku kategoritë politike ngatërrohen, dhe ku natyra e sistemit demokratik dhe e lojës demokratike nuk njihet ose injorohet. Ky lloj "konspiracioni" është vijim i asaj logjike, sipas së cilës, "në Shqipëri për punët që shkojnë keq, fajin e ka pozita dhe opozita", apo e kategorive të tjera përgjithësuese si "klasa politike", "kjo politikë nuk bën" etj.
Në këtë mendësi, humbja apo fitorja në zgjedhje me të drejtë nuk është rezultati i një garë të lirë dhe të ndershme zgjedhore, por fryt i "marrëveshjes Nano-Berisha", apo një president nuk zgjidhet sipas formulës kushtetuese dhe logjikës së numrave, por "si pasojë e marrëveshjes mes liderëve".
Duke e reduktuar sistemin demokratik vetëm në një vullnet personash, të thuash se "Nano dhe Berisha kanë një marrëveshje të fshehtë për këtë zgjedhje" është ndoshta më shumë se maskarallëk, më pak se marrëzi.