“Ishte fat që shpëtuam”
06/03/2005 Motoristi “Kavajës” shfajëson cilësinë e dobët të karburantit
DURRËS – E ka cilësuar fat, shpëtimin e anijes “Kavaja”, mtoristi i saj, i cili ka bërë të ditur se bashi i saj ka qenë i mbuluar nga uji.
Pas qetësimit të përkohshëm të detit, anija e transportit “Kavaja”, e rrezikuar dy ditë më parë nga mbytja, është ankoruar dje në kalatat e portit të Durrësit.
Ekuipazhi me 8 marinarë ka kaluar natën në Gjirin e Lalzit dhe rreth orës 10.15 të së shtunës është dukur në kalatat e portit. Anija “Kavaja”, sipas motoristit Kadri Sama, ka qëndruar në det 12 orë i fikur dhe pas përpjekjeve të tij dhe mekanikut është bërë e mundur vënia në punë e motorit.
Motoristi ka bërë të ditur se, “shkak për rrezikun e mbytjes së anijës është bërë defekti në motorët e gjeneratorëve, të cilët pas avarisë nuk kanë mundur të furnizojnë motorin e anijes 500 tonëshe”.
Lidhur me mundësinë e të kërkuarit ndihmë, Sama ka bërë të ditur gjithashtu se, “mundëm të përcillnim sinjalin vetëm 12 orë pasi anija gjendej nën ndikim e dallgëve dhe erës së fortë”.
Gjatë gjithë natës, mekaniku dhe motoristi janë përpjekur të riparojnë defektin, ndërkohë që Sama thotë se, “bashi është mbuluar nga ujë dhe mbytja e anijes mund të ndodhte në pak minuta. Ka qenë fati që i ka shpëtuar, pasi alarmi i dhënë në mëngjesin e së nësërmes dhe mbërritja e dragaminës për rimorkim kanë ndodhur 12 orë pasi anijes i ishte fikur motori”.
Motoristi Kadri Sama këmbënguli se nuk ka qenë cilësia e karburantit ajo që ka provokuar fikjen e motorit dhe fundosjen e anijes, por bllokimi i motorëve që ndiznin gjeneratorët.