Dyshohet për 16 kosovarë të mbytur në lumin Tisa
Lajmi është mbështetur në informacionet e një qytetari i quajtur Agron Rama nga Kosova, e më pas Blerim, i cili është arrestuar nga policia hungareze dhe dyshohet për trafik të paligjshëm klandestinësh. Rama ka deklaruar të ketë qenë në barkë, së bashku edhe me 18 apo 19 persona të tjerë, kur ajo ka filluar të fundoset. Ai ka rrëfyer se ka arritur të shpëtojë fëmijët e tij, por jo bashkëshorten.
Mediat hungareze
Mediat, duke iu referuar burimeve të rezervuara zyrtare, bëjnë të ditur se grupi me klandestinë dyshohet të ketë lundruar në datat 14 dhe 16 tetor, përgjatë lumit Tisa mes qytetit Segedin dhe Subotica. Përmbysja e barkës ka ndodhur 10 metra larg bregut të lumit, në krahun e shtetit hungarez. Nuk dihet nëse personat që ishin në barkë janë mbytur apo kanë dalë në breg e janë larguar.
Albana Beqiri, këshilltare për mediat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, tha se kanë pak informacion rreth ngjarjes. Ministria e Jashtme e Kosovës është vënë në kontakte të vazhdueshme me homologen e saj hungareze në lidhje me këtë rast.
Sipas mediave të Hungarisë, familja kosovare me 6 anëtarë ishte nisur ilegalisht me anijen "Felborultak" për të kaluar Serbinë drejt Hungarisë, e më pas për të mbërritur në Francë. Babai Agron Rama ka shpëtuar 5 fëmijët e tij. Nga lajmet hungareze, mësohet se tri vajzat janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy djemtë e tij janë në koma. Policia e Hungarisë ka konfirmuar për "Express" se ka gjetur dje pasdite një trup të pajetë në lumin Tisa, që ndodhet në kufirin serbo-hungarez.
Por, zyrtarë të policisë së këtij shteti nuk janë në gjendje të konfirmojnë asgjë tani për tani, nëse trupi i pajetë i takon grupit të supozuar të 15 vetave të mbytur në këtë lum, duke u përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin. As zëdhënësi i Policisë së Hungarisë, Szaeolcs Szendi, nuk ishte në gjendje të japë më shumë detaje. "Trupi është gjetur para pak minutave. Nuk mund të them asgjë. Ajo që mund të them është se nga mëngjesi i hershëm i 16 tetorit kur është lajmëruar ky rast, në kërkim të trupave janë vënë policia, ushtria dhe rojet kufitare", tha Szendi përmes linjës telefonike. Sipas tij, personi, i cili ka lajmëruar rastin dhe që ka deklaruar se ka shpëtuar së bashku me fëmijët e tij, janë vendosur në vend të sigurt. "Kërkimet ende janë duke vazhduar. Në atë zonë, ku dyshohet se janë mbytur ata njerëz, sipas deklaratës së personit të mbijetuar, është vështirë të kërkohet. Lumi është i thellë dhe terreni është i thyer", shpjegoi zyrtari i policisë hungareze.
Informacione kontradiktore
Megjithatë, informacionet e dhëna janë kontradiktore. Disa lajme thonë se Rama ka vetëm dy fëmijë dhe se nuk mundi të shpëtojë gruan e tij, Ermira Jaha. E në fakt, në video tregohen vetëm dy fëmijë me fytyra të mbuluara. Media hungareze e ka postuar videon gjashtë ditë pas tragjedisë. Ndërkohë, policia hungareze tregohet skeptike ndaj ngjarjes.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se nuk kanë informacione zyrtare rreth këtij rasti. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po punojnë për të konfirmuar zyrtarisht informacionin dhe bëjnë të ditur se një shtetas kosovar është arrestuar në Hungari, por jo se ai ka qenë në një barkë, e cila mund të jetë përmbysur me persona mbi të.
Policia serbe
Ndërkohë, policia në qytetin Kikinda të Serbisë, ka deklaruar se disa njerëz janë mbytur në territorin hungarez, në përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas agjencisë serbe të lajmeve B92, kjo është konfirmuar më 18 tetor, kur peshkatarët pranë Martonos kanë gjetur trupin e një gruaje të re, rreth të tridhjetave, e cila supozohet të jetë një prej viktimave të kësaj tragjedie.