Qytetarët mblidhen para ministrisë
Vazhdimisht, para Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë, dje qëndronin qytetarë të shumtë, të cilët pretendonin se në atë udhëtim ka të afërm të tyre dhe që i kishin humbur kontaktet me ta që nga koha kur janë nisur.
Gjatë pasdites së djeshme, ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, udhëtoi drejt Budapestit. Ai është autorizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, të udhëtojë dhe të marrë sa më shumë informacione zyrtare dhe jozyrtare për ngjarjen.
Pavarësisht lajmit se atje janë mbytur rreth 16 persona, autoritetet në Prishtinë ende këtë rast e quajnë si ngjarje të dyshuar, meqë nuk ka asnjë provë që konfirmon se tragjedia ka ndodhur. Me këtë çështje janë duke u marrë edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, Policia e Kosovës dhe ambasadat e shteteve respektive.
Sejdiu
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se në këtë drejtim është angazhuar edhe ambasadori i Kosovës në Vjenë. "Do të bëhet gjithçka e mundshme që të ndriçohet fati i këtyre qytetarëve", tha Sejdiu
Policia
Drejtori i Policisë së Kosovës, Shermet Ahmeti, tha se ende nuk kanë asgjë zyrtare dhe se kjo është çështje e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke shpresuar se së bashku me policët e Hungarisë, me mision në EULEX, të realizohen kontaktet e nevojshme