Dyshohet për dollarë falsë, procedohet një 26-vjeçar
Një 26-vjeçar nga Pogradeci është ndaluar për “falsifikim të kartëmonedhave”. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se 26-vjeçari Redi Shkullaku, nga fshati Stropskë është ndaluar pasi është kapur duke përdorur kartëmonedha të prerjes 100 dollarësh, që dyshohet se janë të falsifikuara. Një kallëzim në polici i ardhur nga pronari i një dyqani, ka çuar në arrestimin e të riut që përdori kartëmonedhat false. Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se 26-vjeçari pogradecar ka shkuar në dyqanin e shtetasit A.Tilka në fshatin Libonik të Korçës dhe aty ka blerë disa mallra. Blerjen e tyre ai e ka kryer me dollarë dhe është larguar, por më pas pronari i dyqanit ka vënë re se prerjet 100 dollarëshe ishin të falsifikuara. Duke e njohur blerësin e mallit, ai ka denoncuar në polici përdoruesin e kartëmonedhave. Pas marrjes së denoncimit, policia ka nisur procedimin ndaj të riut.
#