Hapin themelet e shtëpisë, shemben banesat e komshinjve
Hapin themele për shtëpinë e re, shembin banesat e fqinjëve. Dy vëllezër janë çuar për ndjekje penale për “shkatërrim të pronës të tjetrit nga pakujdesia”. Dëmtimi i dy shtëpive fqinje me truallin e ndërtimit ka sjellë konflikte mes palëve, ndërsa për këtë incident është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë. Kjo e fundit ka sqaruar se ndërsa hapnin themelet për një shtëpi të re, vëllezërit çelnik dhe Roland Licenji, përkatësisht 67 dhe 42 vjeç, kanë shkaktuar shembje të dy shtëpive në pronësi të shtetasve R. Malo dhe M.Mulla. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 7 të qytetit të Korçës, kur fqinjët kanë kundërshtuar vijimin e punimeve në truallin në fjalë, për shkak se nuk kishte respektuar distancat mes objekteve. Por ndërsa gropa ka qenë e hapur për të hedhur themelet, janë shembur të dyja banesat që ndodheshin në afërsi të vendit ku vëllezërit Licenji kishin planifikuar të ndërtonin shtëpinë. Sipas të dëmtuarve, shembjet janë shkaktuar nga punimet që janë kryer nga ana e dy vëllezërve Licenji.
#