Lezhë, shpërthen në flakë automjeti i emigrantit
Një ngjarje enigmatike është shënuar dje në mesditë në qendër të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka shpërthyer befas në flakë. Në vendngjarje ka shkuar policia lokale, duke marrë në pyetje dëshmitarët okularë, të cilët nuk kanë pasur asnjë ide rreth shpërthimit të automjetit. Fatmirësisht ngjarja nuk ka shkaktuar të lënduar megjithëse zona ishte e populluar. Nga verifikimet paraprake të Policisë së Lezhës ka rezultuar se automjeti është në pronësi të një emigranti të sapokthyer nga Greqia.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës, kur automjeti tip “Opel” me targa të Greqisë, ka marrë flakë.
Policia tha se pronari i makinës është shtetasi Agrin Nikolli, emigrant shqiptar në Greqi, i kthyer mbrëmë nga emigracioni i cili po qëndronte në familjen e tij.
Megjithëse ngjarja nuk shkaktoi të lënduar, policia tha se familjarët e dëshmitarët okularë konstatuan zjarrin e më pas u përpoqën pa sukses të shuanin flakët në makinë. Sipas hetimeve paraprake, shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë Policia e Lezhës po heton në disa pista lidhur me ngjarjen, pasi djegia ka qenë enigmatike
#