“E Majta për Integrim”, gati rregjistrimi si subjekt zyrtar
Në datë 21 Shkurt në vijëmësi të Deklaratës së Kryetarit të LSI Ilir Meta dhe Kryesisë së kësaj force politike si dhe nisur nga të gjithë faktorët politikë që çuan në këtë vendimarrje u rregjistrua pranë Gjykatës së rrethi Tiranë kërkesa për të rregjistruar ligjërisht subjektin politik “Koalicioni e Majta Për Integrim”. Në ktë grupim politik do të bëjnë pjesë jo vetëm përfaqësues të partive dhe sferave politike por dhe personalitete te fushave të ndryshme, deputetë, të zgjedhur vendorë të cdo hierarkie si dhe cdo shqiptar ose shqiptare që do të gjej aspiratat e veta në Platformën, Statutin dhe Programin e këtij formacioni politik, i cili ashtu sic ka dhe emrin pa ekuivok i përket të majtës shqiptare në tërësi. Kjo kërkesë u depozitua nga Sekretarja Organizative e LSI Brizida Gjikondi. Konform shortit ligjor, kjo çështje u përcaktua marrja në administrim gjyqësor nga Gjyqtari dhe njëkohësisht N/Kryetari i Gjykatës së Rrethit Tiranë Artur Gaxhi. Seanca e parë është caktuar në datë 26.03.2008. në mbështetje të procedurave të përcaktuara me ligj kjo kërkesë ditën e gjykimit do të shoqërohet nga Statuti i këtij subjekti politik, Lista e Firmëtarve, Programi, Platforma dhe Akt Themelimi.
28 Shkurt 2008