Minatorët kilen komunikojnë me telefon në 700 metër thellësi, me familjarët e tyre

Kili, 31 Gusht NOA - Nëpërmjet kabinave telefonike speciale, 33 minatorët kilen të mbetur në kurthin e minierës për më shumë se tre javë, kanë arritur për herë të parë të komunikojnë me familjarët e tyre. Siç pohohet nga siti i BBC, minatorët kanë pasur mundësinë të komunikojnë nga një minutë secili, me të afërmit e tyre, të cilëve psikologët u kishin thënë të tregoheshin tepër optimistë.
Fizikisht minatorët janë në gjendje të mirë. Vetëm disa prej tyre kanë irritime të forta në lëkurë, si rrjedhojë e temperaturës së lartë në minierë.
Ndërkohë është për tu theksuar se ka nisur operacioni i shpëtimit të tyre, në 700 metër thellësi dhe kjo të paktën siç është deklaruar nga inxhinieri i këtyre punimeve, Andre Sougarret.
r.b/NOA