“Shkelëm rregullat duke kërkuar trupin e Shqipes”
• Kanë kaluar 20 ditë nga koha kur ndodhi shpërthimi, por bashkëshorti i Shqipe Alhasës, ish-punëtore në fabrikën e Gërdecit, vazhdon kërkimet për trupin e gruas së tij.
Dashamir Biçaku
Shqipe Alhasa, 25-vjeçarja nga fshati Picar i Vorës, është njeriu i fundit që kërkohet nga efektivët e Ushtrisë në zonën e ish- fabrikës së çmontimit të municioneve. Pirgjet e predhave, djegoret dhe gëzhojat janë gjithkund në zonën e rrethuar me shirit me viza të bardha dhe të kuqe nga efektivat e Komandës së Mbështetjes së Forcave të Armatosura. Shiu i ditëve të fundit ka vështirësuar edhe më tej kërkimet e të afërmve, të cilëve u bëjnë shoqëri në çdo moment efektivët e njësive të çminimit, që punojnë për pastrimin e zonës. Për më tepër se 10 ditë, Dilaver Alhasa, bashkëshorti i punëtores së zhdukur, endet mes baltës, pirgjeve të predhave e gëzhojave në kërkim të nënës së dy fëmijëve të tij. Kërkimet e efektivëve të Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve (EOD), janë drejtuar në më shumë se 10 pika të ndryshme të ish- fabrikës. Major Faik Skopeci, zëvendëskomandant i operacionit në terren, tha dje për gazetën "Panorama", se kërkimet më të shumta për trupin e Shqipe Alhasës, 25-vjeçare nga Picari, janë drejtuar në zonën pranë godinave të ish-fabrikës së zhdukur nga faqja e dheut prej shpërthimeve të fuqishme. Komandanti shton se kërkimet janë drejtuar edhe në zonat pranë kraterit të shpërthimit, ku është verifikuar me mjete të rënda. "Të afërmit e Shqipe Alhasës, sipas policisë, kanë kërkuar në vende të ndryshme, sipas dëshmitarëve të ndryshëm të mbetur gjallë pas shpërthimit dhe që kanë njohur 25-vjeçaren", shprehen ushtarakët. Komandanti i njësisë së asgjësimit të municioneve dhe minave, major Shkëlzen Mëhilli, thotë se ushtria ka qenë e detyruar të kryejnë kërkime të vështira, me qëllim për t'iu bërë sa më të lehtë dhimbjen familjes Alhasa, që ata së paku të kenë trupin e njeriut të tyre. "Kërkimet deri tani nuk kanë qenë të suksesshme, pasi ende nuk dihet ku duhet të kërkojmë. Persona të ndryshëm japin versione të ndryshme dhe kjo e bën të vështirë kërkimin për gjetjen e trupit", thotë majori, që është zhvendosur në këtë zonë që prej gjysmës së dytë të marsit. Më tej ai pohon se fillimisht ata kanë kërkuar për trupin e Alhasës dhe të Zelie Letit, në zonën pranë vendit ku kishte ndodhur shpërthimi. "Këtu pranë këtyre pirgjeve të inerteve gjetëm trupin e Zelie Letit", tregon major Skopeci. Ai shton më tej se kërkimi i trupit të vajzës 19-vjeçare u dha shpresë atyre, që ata mund të gjenin më shpejt edhe trupin e 25-vjeçares tjetër, Shqipe Alhasa. Sipas dy oficerëve, gjatë këtyre ditëve atyre shpesh u është dashur të shkelin normat dhe rregullat e sigurisë. "Jemi futur me mjete të rënda me zinxhir që janë tërësisht jashtë normave të sigurisë, vetëm e vetëm që të ndihmojmë ata njerëz, për të gjetur trupin e asaj vajze". Aktualisht po bëhen kërkime në këtë zonë dhe po punojnë për pastrimin e ish-fabrikës 32 efektivë të Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve. Një kompani daneze kërkon me mjetet e saj në të gjithë territorin e fshatit për mina dhe predha që mund të jenë të fshehura deri në një thellësi prej 50 cm. Në mbështetje të Ushtrisë shqiptare, aktualisht është një kompani e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, si dhe specialistë të tjerë të huaj. Dy ditë më parë, një grup ekspertësh amerikanë, kanë marrë kampione të ujit dhe dheut në disa zona të Gërdecit. Kjo është kryer me qëllim analizimin e shkallës së ndotjes së shkaktuar nga shpërthimi. Po kështu janë kryer edhe matje të shkallës së ndotjes së ajrit, si dhe janë marrë kampione për të analizuar gazrat që janë lëshuar në atmosferë nga shpërthimi. Rezultatet e matjes së ajrit si dhe kampionet e marra nga terreni dhe nga uji, janë nisur në një laborator të specializuar në Gjermani, për të kryer ekspertimet e nevojshme. Disa njësi të Brigadës Xheniero-ndërtuese kanë nisur të ndërtojnë rrugën e vjetër që të çon në fshat. Për një periudhë 2-javore rruga e Gërdecit mund të jetë gati, çka mund të bëjë më të lehtë rinisjen e ndërtimit të banesave të shkatërruara nga katastrofa.
Ndahen fletëpalosje për rreziqet në Gërdec
Efektivët e Komandës së Mbështetjes, që veprojnë në këtë zonë, ditët e fundit kanë shpërndarë në mënyrë të vazhdueshme fletëpalosje për banorët e zonës, ku ka shpjegime për municionet, rrezikshmërinë e tyre dhe mënyrën se si duhet të jenë masat mbrojtëse. Efektivët e ushtrisë kanë kontaktuar me banorë të zonës, të cilëve u kanë dorëzuar fletëpalosjet. "Në to ne kemi sqaruar të gjithë rrezikun që mund të shkaktohet nga shpërthimi", tregojnë dy oficerët e lartë. Sipas tyre, rreziku i shpërthimit vjen nga djegoret që mund të kenë mbetur aktive dhe që janë hedhur në zonë nga shpërthimi, si dhe nga predha që mund ta kenë djegoren në predhë dhe që mund të rrezikojë edhe më tepër. Sipas major Skopecit, banorët janë këshilluar që në çdo rast të njoftojnë efektivët e ushtrisë për ndihmë. "Në fletëpalosje banorët porositen që të mos i prekin, por të na njoftojnë neve", pohon major Shkëlzen Mëhilli, komandant i njësisë së asgjësimit të municionit.
Alarmi, zbulohen tri predha në Luz të Krujës
KRUJE - Në fshatin Luz të Krujës banorët kanë sinjalizuar policinë lokale për praninë e tri predhave në rrethinat e zonës së banuar. Në vendngjarje janë nisur menjëherë ekspertë nga Durrësi, të cilët konstatuan se bëhej fjalë për tri predha ende aktive të kalibrit 40 mm. Sipas hetuesve bëhet fjalë për municion të një arme antitank, të njëjtë me atë që u gjet afro 10 ditë më parë në një shtëpi të braktisur në Shijak. "Predhat ishin prodhim kinez i vitit 1969", bëri të ditur Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës-Krujë. Municioni i artilerisë së lehtë u gjet rreth orës 11:00 në breg të lumit Bardhar, i cili rrjedh fare pranë qendrës së banuar të fshatit Luz të Fushë-Krujës. Pas sinjalizimit policia "krehu" të gjithë zonën, por pa gjetur asgjë tjetër veç tri predhave të granatahedhësit. Specialistët antieksploziv të Durrësit kryen më pas zhvendosjen dhe asgjësimin e municionit të rrezikshëm në një poligon të sigurisë së lartë.
Pas tragjedisë,Pinari "punoi" 2 ditë në zyrë
TIRANE - Ylli Pinari i kthyer në mbrëmjen e 16 marsit nga Gjermania, ku ishte me shërbim, e ka nisur punën pas tragjedisë së Gërdecit me kontrollin e dokumenteve, nëpërmjet të cilave ishin bërë transaksionet e ndryshme. Burime konfidenciale nga Ministria e Mbrojtjes thonë se, dy ditë me radhë deri në orët e vona të natës, Pinari, ish-drejtori i MEICO-s, tashmë i prangosur për tragjedinë, ka punuar pa pushim duke rakorduar shkresat e ndryshme. Prangosja më 18 mars nuk e ka lejuar për ta çuar më tej kontrollin investigues të tij mbi materialet që mund të rëndonin pozicionin e tij. Burime nga grupi hetimor i kësaj çështjeje pohojnë se ende nuk mund të flitet nëse ky ka zhdukur dokumente apo thjesht ka "sistemuar" ato që ndodheshin aty. Ndërkohë "krehja" e zyrës së tij nga grupi special hetimor është shoqëruar edhe me sekuestrimin e gjithë dokumentacionit të gjetur aty. Ndërkohë pritet që pas veprimeve më të mëvonshme të ketë një konkluzion nëse i arrestuari ka zhdukur apo jo dokumente që mund ta implikonin atë apo persona të tjerë. f.m
Prokuroria “bastis” zyrën e Pinarit
Plotë 15 ditë pas tragjedisë së Gërdecit, Prokuroria mbërrin në zyrën e Ylli Pinarit, drejtorit të ndërmarrjes "MEICO" dhe sekuestron gjithçka i duhet për hetimin e mëtejshëm.
Nga kontrolli aty dhe në zyrat e tjera të administratës së ndërmarrjes, janë siguruar të tjera dokumente që do t'i bashkëngjiten dosjes "Gërdeci". Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme që e pohuan këtë për "Panorama"-n, vunë në dukje se bëhet fjalë për prova konkrete në interes të hetimit të çështjes. Përfaqësuesit e akuzës kanë marrë kompjuterin e Pinarit, blloqet e punës, korrespodencën zyrtare dhe një numër të madh shkresash në të cilat janë dokumentuar transaksionet e ndërmarrjes vitet e fundit. Materiale me interes janë vlerësuar sidomos dosjet e rezervuara në sekretarinë sekrete, të cilat ishin të disponueshme vetëm për drejtorin Pinari.
Procedura e
"MIG"-ve
Ylli Pinarit i ishte besuar prej vitesh detyra e shitjes së MIG-ve, supersonikëve shqiptarë që tashmë janë hequr nga parku i flotës luftarake ajrore. Në inventarin e dokumenteve të regjistruara në zyrën e tij, është zbuluar një pjesë e procedurave të iniciuara për eksportimin e tyre. Burimi konfidencial i gazetës sqaroi se, drejtori i "MEICO"-s kishte hartuar një procedurë të zgjeruar për eksportimin e ish-krenarisë së aviacionit luftarak. Sipas tij, Ylli Pinari pasi kishte marrë në inventarin e ndërmarrjes rreth 80 "MIG" të bazave ajrore të Gjadrit, Kuçovës e Rinasit të tipave 17, 19 dhe 21, kishte bërë kategorizimin për destinimin e tyre përfundimtar. Në këtë procedurë përcaktohej sasia e avionëve që do të shiteshin për skrap, ajo që do të eksportohej si mjet fluturues i kompletuar dhe një sasi e vogël që do të ruhej për relikë. Në dokumentet e zbuluara janë gjetur ndërkaq edhe dhjetëra oferta të ardhura nga të katër anët e globit, por që kanë mbetur të ngrira. Burimi i gazetës vuri në dukje se ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm për të pronësuar supersonikët tanë. Të parët që kanë trokitur te "MEICO" kanë qenë koleksionistë të avionëve dhe biznesmenë të dëgjuar matanë Atlantikut. Pa pyetur për çmimin ata janë interesuar për t'i shtuar arsenalin e muzeut të tyre, por edhe për t'i përshtatur për turizëm. Gjithsesi, procedura ka mbetur e bllokuar, ndërkohë që "MIG"-t ndodhen në pritje për të kapërcyer për herë të parë hapësirën ajrore jashtë Shqipërisë.
Urdhrat e Mediut
Zbulohen urdhrat sekrete të ish-kreut të Mbrojtjes që ligjëronin trafikun e paligjshëm të fishekëve kinezë që Pentagoni blinte për ushtrinë e Afganistanit. Kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së financonte nëpërmjet AEY-së për municione të reja me destinacion Kabulin, autoritetet shqiptare kanë zyrtarizuar në fshehtësi eksportimin e municioneve kineze të viteve '50-'60. Janë zbuluar më në fund shkresat sekrete që mbajnë firmën e Fatmir Mediut, të cilat i kanë hapur rrugë përzgjedhjes së municioneve 40-50- vjeçare në depot e logjistikës për t'ua dërguar trupave që luftojnë me detashmentet e Al-Kaedës në Afganistan. Kështu, sipas urdhrit 576, ish-kreu i Mbrojtjes shqiptare urdhëron strukturat përkatëse të grumbullojnë nga depot e ushtrisë municione kineze të viteve '50-'69 për t'i vënë në dispozicion të "MEICO"-s, e cila do t'i eksportojë për në Afganistan. Pak kohë më vonë, Mediu ka nënshkruar urdhrin tjetër me numër 632, i cili autorizon tërheqjen e municioneve kineze të viteve '50-'75. Disa urdhra të kësaj natyre janë nënshkruar herë pas here që nga koha që ka nisur lëvrimi i kredisë së Pentagonit. I fundit ndër ta është ai që mban numrin 1700, që detajon njëherazi me prodhimet kineze edhe municione vendi që mbajnë vitin e prodhimit 1969. fa.ma
Hipoteka bllokon të gjitha pasuritë e Mihal Delijorgjit
TIRANE - Hipoteka bllokon të gjitha pasuritë e Mihal Delijorgjit. Burime nga ky institucion pohojnë se disa ditë më parë punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme shfletuan të gjitha faqet e regjistrave në të cilët ishin shënuar pronat e Delijorgjit, personit të arrestuar për tragjedinë e Gërdecit. Vendimi për sekuestrimin e pronave të Delijorgjit u mor nga Gjykata e Tiranës dy ditë pas arrestimit të tij, dhe menjëherë sapo mori formë të prerë ai iu dorëzua Prokurorisë së kryeqytetit, e cila e kishte kërkuar këtë për t'u bërë i ekzekutueshëm. Pas kësaj në sekuestron e pronave të Deljorgjit u përfshinë edhe institucione të tjera, si zyra e përmbarimit dhe ajo e regjistrimit të pasurive. Burime të kësaj të fundit pohojnë se pronat që iu bllokuan Delijorgjit janë kontrata hipotekore, troje dhe objekte të ndërtuara. Deri në daljen e një urdhri të dytë, hipotekat e kanë të ndaluar të kryejnë veprime për tjetërsimin, shitjen apo çfarëdolloj ndryshimi që mund të bëhet me këto asete. Burime nga hipoteka pohuan se ende në këtë institucion nuk ka përfunduar procesi i dixhitalizimit të dokumentacionit, arsye kjo për të kontrolluar fletë më fletë regjistrat nga punonjësit për të evidentuar dhe më pas bllokuar pasuritë në të cilat gjendej emri i Mihal Delijorgjit. Bllokimi në hipotekë i pasurive të Delijorgjit ishte veprimi i fundit shtetëror në lidhje me pronat e tij, të paktën ato që janë evidentuar deri tani. Ndërkohë grupi hetimor pohon se po heton edhe zbulimin e pasurive të tjera të këtij personi. Në vendimin gjyqësor për bllokimin e pasurive pohohet se një nga arsyet e vendosjes së sekuestros, është fakti se më vonë mund të lindë nevoja për dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec. fa.ma