Meta-Milibandit: Mirënjohje Britanisë për ftesën
• Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë dje në Londër në Konferencën Ndërkombëtare të Qeverisjes Progresive...
... të organizuar nën kujdesin e qeverisë britanike, ku mori pjesë edhe kryeministri Gordon Braun. Gjatë qëndrimit në Londër, kreu i LSI-së, Meta u takua me sekretarin e Jashtëm britanik, David Miliband. Sekretari i Jashtëm britanik e uroi Metën për ftesën që Shqipëria mori për anëtarësimin në NATO dhe u shpreh se, kjo ishte një ditë e madhe për Shqipërinë. Sekretari i Jashtëm, Miliband shprehu dëshirën që Shqipëria të vazhdojë rrugën e integrimit në NATO dhe BE, duke realizuar standardet e kërkuara. Ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për aspiratën evropiane të popullit shqiptar. Ndërsa lideri i LSI-së, Meta, duke i shprehur mirënjohjen qeverisë britanike për mbështetjen e pakursyer për integrimin e Shqipërisë në NATO konfirmoi vendosmërinë për të realizuar standardet dhe reformat e munguara deri tani. Meta vlerësoi përkrahjen e qeverisë britanike për pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se, "shqiptarët do të kontribuojnë edhe më shumë për forcimin dhe përshpejtimin e proceseve integruese në rajon, si rruga e vetme për të forcuar stabilitetin dhe paqen, dhe për të garantuar prosperitetin dhe mirëqenien e popujve tanë". "Ne shpresojmë që edhe Maqedonia sa më shpejt të marrë ftesën për në NATO, pasi kjo do të ishte në përfitim të gjithë rajonit, paqes dhe stabilitetit të tij", theksoi Meta. Një takim të veçantë, lideri i LSI-së zhvilloi me komisionerin Evropian për Tregtinë, Peter Mendelson. Ai u takua gjithashtu me ministrin e Brendshëm italian, ish-kryeministrin Xhuliano Amato, me ish-kryeministrin rumun, Adrian Nastase dhe me shumë personalitete të tjera të larta. Meta ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane (PSE), Filip Kordery. Gjatë bashkëbisedimit Meta dhe Kordery kanë diskutuar për disa çështje të rëndësishme, duke u ndalur gjerësisht edhe për sa i përket çështjes së reformës zgjedhore. Bashkëbiseduesit janë ndalur gjerësisht edhe përsa i përket çështjes së reformës zgjedhore. Kryetari i LSI-së, z.Meta gjatë bisedës me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane (PSE), Filip Kordery, ka shprehur vullnetin politik të LSI-së për bërjen e një reforme elektorale, duke pasur një konsensus të gjerë nga të gjitha palët politike parlamentare në vend, duke synuar që të garantohen standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe të mos ketë më marifete elektorale të tipit "Dushk".