E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Drogbas, e paqartë

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas ka pranuar se e ardhmja e sulmuesit Didier Drogba në Stamford Bridge mbetet në dyshim.

Ylli nga Bregu i Fildishtë është shfaqur si zgjedhja e parë e Villas-Boasit në serinë e rezultateve pozitive të ekipit por kontrata e tij me klubin skadon në fund të këtij sezoni.

“Situata është e paqartë dhe shpresojmë të gjejmë zgjidhje. Pavarësisht marrëveshjes ose mospajtimit, nuk duhet pasur dyshime rreth profesionalizmit të Drogbas i cili do të vazhdojë të përfaqësojë Chelsean këtë sezon” tha Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›