FIFA ia lë UEFA’s, kërkesën e Kosovës

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), e mbajtur të shtunën në Tokio, nuk ka sjellë ndonjë fryt për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në këtë mbledhje është diskutuar për kërkesën e FFK’së për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare me përfaqësueses dhe klube kosovare.
Kësaj radhe, kërkesa e kosovarëve nuk u refuzua. Në fakt, Komiteti Ekzekutiv i FIFA’s, kërkesën e drejtuesve të futbollit kosovar ka vendosur t’ia dërgojë sërish shtëpisë evropiane të futbollit, UEFA.
“Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, do të shqyrtohet sërish nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA’s”, thuhet në njoftimin zyrtar të FIFA’s.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Gazetës Express