Maroku, nikoqir i Botërorit të klubeve 2013-2014

Maroku do të bëhet shteti i parë afrikan nikoqir i garës vjetore të Kampionatit botëror të klubeve ka njoftuar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter të shtunën.
Shteti nga veriu i Afrikës do të jetë nikoqir i edicioneve 2013 dhe 2014 tha Blatter pas një takimi në Tokio të komitetit ekzekutiv të Federatës botërore të futbollit.
Kampionati botëror i klubeve 2011 përfundon në Yokohama, afër Tokios, të dielën kur kampioni i Evropës Barcelona takohet me Santosin e Brazilit.