Nasri duhet të përmirësohet

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini kërkon më tepër nga Samir Nasri para ndeshjes me ish klubin e tij Arsenalin, të dielën.
Nasri ka dështuar të zë vend të sigurt në formacionin bazë të Mancinit pas transferimit nga Topçinjtë në gusht. Por, Mancini nuk dyshon në kualitetet e francezit.
“Sipas mendimit tim, Nasri është kampion, futbollist i nivelit të lartë. Por, mendoj se ai mund të bënë më tepër por ndërrimi i ekipeve mund të paraqet problem. Do të më pëlqente që Nasri të luante më mirë, sepse është vërtetë futbollist i shkëlqyeshëm” tha Mancini.